lunedì 7 febbraio 2011

Droga Jone e Perditshme: Kafeina

Kafeina eshte nje "droge" qe e marrim perdite. Eshte me te vertete e çuditshme sepse ajo futet ne te njejtin grup ku ben pjese edhe morfina, nikotina dhe kokaina (grupi i alkaloideve) qe njihen per efektet e tyre mjaft te fuqishme.


Kafeja e Dites

Alkaloidet jane perdorur shume per efektet e tyre qe shkojne nga ato toksiket deri tek ato mjekesore.
Kafeina vete eshte toksike por vetem atehere kur merret ne doza te medha qe shkojne ne sasine e barazvlefshme te 100-200 kafeve qe kane nje sasi rreth 10 mg kafeine.
Tek njeriu ka efekte stimuluese mbi sistemin nervor . Qelizat nervore ngaterrojne kafeinen me adenozinen , duke qene se kane nje strukture te ngjashme. Adenozina ne tru lidhet ne nje receptor te vetin dhe shkakton nje gjendje gjumi, ndersa kur lidhet kafeina me te njejtin receptor nuk shkakton gjume. Shpjegimi mund te jete qe kafeina vepron si lidhje "nul", ose siç mund te shprehet me term farmakologjik si "antagonist" per keto receptore.
Per ata qe mendojne se kafeina dhe teina jane struktura te ndryshme, eshte koha qe te mesojne qe kjo gje nuk eshte e vertete. Teina dhe kafeina jane e njejta strukture. Ky zbulim u krye ne 1927, rreth 8 vjet pas zbulimit te kafeines. Nje fakt tjeter i çuditshem eshte shija qe ka kafeja . Ajo nuk vjen si pasoje e kafeines (qe faktikisht eshte e tharte ne shije) por nga te gjitha ato perberje qe jane ne kokrrat e kafes. Pas nje pjekje ne temperatura mbi 200 grade, kafeja fillon dhe merr aromen e vet qe vjen si pasoje e trasformimeve kimike te proteinave dhe sheqernave ne qindra perberje te avullueshme.