giovedì 20 gennaio 2011

Duhani dhe Adoleshentet

Ligjet kunder shitjes se cigareve per femijet ose te rinjte nen moshen e lejuar, kane ndihmuar ne uljen e numrin e atyre qe pijne duhan mes kesaj grupmoshe ne Shtetet e Bashkuara. Sipas nje studimi të ri, zbatimi i ketyre ligjeve kunder duhanit u permiresua dukshem nga midis viteve 1997 – 2003, duke bere qe pirja e duhanit mes 15 vjeçareve te ulet 20 perqind.

Ne vitin 1996, qeveria federale u dha urdher shteteve te miratonin dhe zbatonin ligjet qe ndalonin shitjen e cigareve per minorenet. Studimet tregojne se keto ligje kane qene te sukseshme, duke ndikuar ne renien e pirjes se duhanit mes te rinjve ne nivelin me te ulet qe nga viti 1991.

Eksperte nga shkolla mjekesore e Universitetit te shtetit Masaçusets, shqyrtuan nivelet e pirjes se duhanit mes te rinjve pas hyrjes ne fuqi të ketyre ligjeve. Ata vune re nje lidhje te drejtperdrejte midis zbatimit te detyruar te ligjit kunder shitjes se cigareve per adoleshentet dhe pakesimit te pirjes se duhanit ne radhet e tyre.

Per te pare sesi zbatohen keto ligje, e per t’u siguruar qe ato zbatohen, ne shume shtete, autoritetet dergojne qellimisht ne dyqanet qe shesin cigare persona me leternjoftime ku ata paraqiten nenmoshen e lejuar per te blere cigare. Qe kur keto shtetet filluan te perdorin taktika te tilla, niveli i shitjes se cigareve per adeleshentet ka rene shume. Detyrimi per zbatimin e ketyre ligjeve solli nje renie prej 21 perqind te pirjes se duhanit mes femijeve te klasave te dhjeta.

Ekspertet thone se per kete pakesim kane ndikuar edhe faktore te tjere, perfshi çmimet e larta te paketave te cigareve dhe ndalimi i pirjes se duhanit ne vende publike. Ekspertet jane teper te inkurajuar nga rezultatet e studimit, por thone se pirja e duhanit mes rinise mbetet problem. Pavaresisht nga perparimi qe tregohet ne raport, me shume se 12 perqind e amerikaneve nen moshen 19 vjec vazhdojne te pijne duhan.
(Zeri i Amerikes Qershor 2009)

"Rinia eshte koha me e mire per tu bere i pasur dhe koha me e mire per tu bere i varfer"
(Euripidi)