martedì 17 maggio 2011

Enfizeme Bolloze dhe Pneumotoraks

Enfizeme Buloze dhe Pneumotoraks (Imazhi: Ilir Halili)


Pacient mashkull, 68 vjec, shtruar ne repartin e kirurgjise si pasoje e nje pneumotoraksi spontan. Per te larguar ajrin nga zona e pneumotoraksit u vendos nje drenazh. Nga menyra e funksionimit te drenazhit, vihej re qe pneumotoraksi komunikon me rruget ajrore qendrore.

Per te vleresuar prezenca e flluckave te enfizemes polmonare dhe per te dhene nje mendim me te sakte se si mund te vazhdohet ne trajtimin e ketij pacienti, u kerkua kryerja e nje tomografie te kompjuterizuar . Tomografia tregoi prezencen e flluckave te dimensioneve te medha te shperndare ne te dyja mushkerite, kryesisht ne lobet e siperme dhe me pak ne lobet e mesme dhe te uleta me nje sasi parenkime shume te zvogeluar. Ne tomografi vihej re zona e pneumotoraksit dhe tubi i drenazhit (ne te majten tuaj mund te vini re tubin e drenazhit) . Pervec ketyre vihej re edhe nje zone e gjere enfizeme nenkutane.

Per nga shtrirja e flluckave mund te mendohet qe pacienti i ka pasur per nje kohe te gjate, gje qe te ben te mendosh qe mund te jete nje enfizeme me baza gjenetike siç eshte rasti i mungeses se alfa 1 antitripsines. Pacienti ka qene duhanpires per nje kohe te gjate por shtrirja e enfizemes nuk justifikon kohezgjatjen dhe sasine e duhanit. Per te qartesuar bazat fiziopatologjike te dukshme ne tomografi u kerkua dozimi i alfa 1 antitripsines. Duke qene se pacienti mund te jete subjekt episodesh te reja pneumotoraksi, u keshillua berja e nje konsulence nga kirurget e toraksit per kryerjen e mundshme te nje procedure qe merr emrin "pleurodeze" (ose talkazh) me ane te se ciles hidhen materiale sklerozante mes pleurave polmonare duke zhdukur hapesiren qe ekziston mes tyre.

"Nderkohe qe ecim ne jete, kuptojme limitet e aftesive tona"
(Henry Ford)