mercoledì 18 maggio 2011

Goditjet ne Tru dhe Menyrat e Trajtimit

Goditje ne tru do te thote humbje e shpejte e aftesise se funksionit te trurit per shkak te nderprerjes se furnizimit me gjak. Prandaj keshilla eshte kjo; nese shikoni nje njeri qe peson goditje ne tru, lajmeroni menjehere per ndihme mjekesore. Shenjat paralajmeruese te goditjes ne tru shpesh shfaqen papritur. Nder to perfshihen veshtiresi ne te ecur, dobesi veçanerisht ne njeren ane te trupit, veshtiresi ne te pare dhe ne te folur.

Edhe njerezit qe duken te shendetshem mund te pesojne goditje ne tru pa e kuptuar. Nje studim para nje viti me persona te shendetshem tregoi se 11 perqind e tyre kishin pesuar goditje ne tru dhe nuk e dinin. Keto quhen edhe “goditje te heshtura”. Studimi, ku u perfshine rreth 1 mije persona, gjeti edhe nje lidhje midis goditjes se heshtur ne tru dhe rrahjeve jo normale te zemres.

Ne fakt jane dy lloj goditjesh ne tru. Njera quhet “iskemike” dhe ndodh kur nje vene ne tru bllokohet, ndersa tjetra quhet hemoragjike dhe ndodh kur nje vene gjaku ne tru çahet. Njerezit kane me shume gjasa te vdesin nga nje goditje hemoragjike, sepse goditjet ishemike, mjeket jane ne gjendje t’i trajtojne me nje lloj ilaçi te quajtur tPA (tissue Plasminogen Activator). Ky ilaç ka aftesi per te holluar gjakun, duke e bere ate me te rrjedhshem.

Por ekspertet keshillojne kunder perdorimit te ilaçit tPA nese kane kaluar me shume se tre ore nga pesimi i goditjes. Mjeket shqetesohen se dhenia e ketij ilaçi gjate nje goditjeje ne tru mund te shkaktoje hemoragji brenda trurit. Sipas tyre, se sa me e gjate te jete pritja aq me shume te ngjare ka qe rreziku nga ky lloj trajtimi te jete me i madh.

Por studimet e koheve te fundit lene te kuptohet se ilaçi tPA mund te jete i efektshem ne shpetimin e qelizave te trurit edhe 3 deri 4 ore e gjysem pas goditjes.

Disa studime nuk kane mundur te japin rezultate te qarta per te mbeshtetur trajtimin me tPA 3 ore pas goditjes ne tru. Por kohet e fundit shkencetaret morren ne shqyrtim rezultatet e 4 studimeve te medha rreth ilaçit tPA dhe pas nje krahasimi te kujdesshem zbuluan te dhena ne favor te perdorimit te ilaçit tPA. Ata thone se tPA permiresoi 31 perqind shanset per trajtim te suksesshem dhe nuk solli ulje por as ngritje te numrit te vdekjeve. Rezultatet e studimit u botuan ne revisten mjekesore nderkombetare “Journal of Stroke”.

Ne studim, shkencetare nga Belgjika dhe Gjermania punuan me shkencetarin Martin Landsberg te Universitetit te Stanfordit ne Kaliforni, ndersa nje tjeter shkencetar punoi per nje firme qe prodhon ilaçin tPA per perdorim ne Evrope. Studimi u financua nga Instituti amerikan i Shendetit.
 
Zeri i Amerikes Shtator 2009