giovedì 26 maggio 2011

Harta e Pare Komplete e Epigjenomes

Studime krahasuese mes qelizave te ndryshme kane bere te mundur dallimin e nje skeme te re metilimi te ADN-s qe ngjan me ate qelizave staminale (burimore) dhe qe mund te shpjegoje se si arrijne te mbajne gjendjen e tyre pluripotente.

Niveli i Kontrollit te Epigjenomes (foto ClearScience)


Edhe pse sekuencimi i gjenomes se njeriut ka mbaruar me kohe dhe eshte e njohur e gjithe sekuenca e 3 miliard bazave qe formojne ADN-n, shumica e mekanizmave qe rregullojne funksionet e saj, nuk njihen.

Ne kete pike eshte kryer nje hap perpara si pasoje e nje studimi te kryer ne Institutin Salk qe ka bere te mundur realizimin e hartes se pare te detajuar te epigjenomes njerezore, nivel i kontrollit gjenetik qe ndodhet mbi mekanizmat e brendshem te rregullimit ne sekuencat gjenike.

"Deri tani, vizioni jone ka mbetur i limituar ne pjese te vogla te nderprera te epigjenomes" shpjegon Joseph Ecker, autori i pare i artikullit te publikuar online ne "Nature" dhe njekohesisht drejtore i Genomic Analysis Laboratory ne Institutin Salk dhe anetar i San Diegno Epigenome Center.

"Mundesia e studimit te epigjenomes ne teresine e saj do te çoje ne nje kuptim me te mire te menyres se si funksionon gjenoma ne kushte normale dhe patologjike por mund edhe te na tregoje se si shprehja gjenetike mund te ndikohet nga dieta dhe ambienti"

Studimi ka bere krahasimin e epigjenomave te qelizave staminale embrionale te njeriut dhe qelizave te indit lidhor te diferencuara qe marrin emrin fibroblaste, duke treguar nje hapesire te gjere grupesh metil, shume dinamike por njekohesisht shume e kontrolluar. Kjo ka bere te mundur dallimin e nje skeme te re metilimi te ADN-s tipike e qelizave staminale qe mund te shpjegoje se si ato arrijne te mbajne gjendjen e tyre si qeliza pluripotente.

Ne menyre te veçante, eshte pare se si tek fibroblastet pjesa me e madhe e bazave te citozines te ndjekura nga nje baze e guanines, eshte e lidhur me nje grup metil, sipas nje skeme te njohur si metilimi CG. Per cudi te kerkuesve te Institutit Salk, ne afersisht 1/4 e qelizave staminale embrionale episodet e metilimit ndodhin ne tjeter menyre.

"Metilimi jo-CG nuk eshte gje e re, por askush nuk mendonte se mund te ishte kaq i perhapur", komenton Mattia Pelizzola, ko-autor i artikullit. "Aq shume jane perqendruar tek metilimi CG saqe ate jo-CG e konsideronin edhe si nje gabim teknik".

Le Scienze Online Tetor 2009
(Per leximin e artikullit ne "Nature" kerkohet regjistrim ose blerje e artikullit)