domenica 15 maggio 2011

Kanceri dhe Femijet

Kur nje femije diagnostikohet me kancer, mund te jete gje e frikshme dhe ne te njejten kohe edhe turbulluese per prinderit dhe per femijen. Gjithsesi, fale perparimeve te bera kohet e fundit  me ilacet e kancerit dhe trajtimin e tij, 80% e femijeve me kancer jetojne deri ne moshe te madhe.


KANCERET ME TE ZAKONSHEM TE FEMIJERISE
Kanceri eshte nje grup semundjesh qe ndodh kur qelizat e trupit rriten pa kontroll. Disa kancere formojne tumore, por jo te gjithe tumoret jane kancerogjene. Tumoret beninje (jokancerogjene) shpeshhere mund te hiqen dhe, ndryshe nga tumoret malinje (kancerogjene), rrallehere jane kercenues per jeten. Kanceri eshte kercenues per jeten sepse mund te perhapet ne zona te tjera te trupit (metastaza). Kanceret me te zakonshem te femijerise jane:
- Leuçemia ; Kancer i rruazave te bardha te gjakut.
- Linfoma ; Kancer i gjendrrave linfatike
- Tumoret e trurit ; Kancere qe mund te gjehen ne shume pjese te trurit
- Osteosarkoma ; Kancere te kockave.

Nene e Bije (Mary Cassatt)


RENDESIA E TE FOLURIT ME FEMIJEN TUAJ RRETH KANCERIT
Eshte shume e rendesishme qe te flisni ne menyre te qete, te drejte dhe hapur me femijen tuaj rreth semundjes. Sipas moshes se femijes, ai ose ajo do jete ne gjendje te kuptoje nje sasi te ndryshme informacionesh. Me poshte keni disa keshilla sipas grupmoshave; gjithsesi, çdo femije eshte i ndryshem dhe keto keshilla mund te mos jene te pershtatshme per femijen tuaj. Kini parasysh kete gje.

- Femijet deri ne 2 vjeç nuk e kuptojne kancerin. Ato mund te qajne ose te shfaqen te bezdisur gjate vizites ose trajtimeve. Ofrojini qetesim dhe bejini te kuptojne qe nuk ka problem nese qajne kur dicka (si psh nje ago) i bezdis.

- Femijet nga 2 deri ne 7 vjec mund te mendojne qe semundja e tyre eshte nje forme ndeshkimi per ate qe kane bere, thene ose menduar. Shpjegojini qe nuk eshte e vertete dhe se trajtimi dhe testet do ta ndihmojne qe te heqi kancerin dhe te behen mire. Mund te ju duhet tu thoni  qe kanceri eshte grup qelizash "te keqe" dhe se trajtimi do te ndihmoje qelizat "e mira" qe te fitojne.

- Femijet nga 7 deri ne 12 vjeç mund te kuptojne me shume detaje rreth kancerit dhe mund te kuptojne qe marrja e trajtimit dhe te shkuarit tek doktorri mund ti ndihmoje ata te jene me mire, edhe pse trajtimi mund ti shkaktoje atyre nje dhimbje dhe bezdi te perkohshme.

- Femijet me te medhenj se 12 vjeç zakonisht kuptojne qe kanceri shkakton simptoma si lodhje. Shpjegojini me detaje se si trajtimi i tyre mund ti ndihmoje ata dhe se si ilaçet u lejojne qe te ndihen me mire.

Femijet me kancer mund te kene shume pyetje rreth semundjes se tyre por kane frike te pyesin. Flisni me doktorrin e femijes tuaj dhe sigurohuni qe te kuptoni se çfare trajtimi eshte duke bere dhe se cilet jane efektet anesore qe ne fillim, keshtu qe te mund tua shpjegoni keto gjera femijes. Jepini dashuri dhe mbeshtetje dhe pergjigjuni pyetjeve ne menyre te drejte.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative rreth ceshtjes se trajtuar.]