mercoledì 11 maggio 2011

Kemioterapia per Kancerin e Gjirit ne Grate e Moshuara

Mjeket shpesh nuk keshillojne trajtimin me kemioterapi te kancerit te gjirit per pacientet e moshuara. Por nje studim i ri tregon se grate e moshuara mund t'a perballojne trajtimin me kemioterapi njesoj si pacientet ne moshe te re. Shkencetaret shpresojne qe rezultatet e ketij studim, botuar ne revisten mjekesore te New England- it , do t’i bindin mjeket t’u ofrojne trajtim te plote me kemioterapi pacienteve te moshuara me kancer ne gji.

Me shume se 40 perqind e pacienteve me kancer ne gji jane diagnostikuar rreth moshes 65 vjeç e siper, por pak studime mbi kemioterapine kane perfshire paciente te kesaj moshe.

Kerkimet tregojne se mjeket nuk u japin trajtim te plote grave te moshuara me kancer ne gji, duke u mjaftuar me pak barna kemioterapike ne doza te ulta ose shmangien plotesisht te kemoterapise.Por studimi i ri tregon se grate e moshuara me kancer ne gji ne faze fillestare mund te perfitojne nga marrja e barnave standarte kemioterapike qe u jepen pacienteve ne moshe te re.

Shkencetaret prane Universitetit te Karolines se Veriut caktuan nje grup pacientesh te moshuara me kancer ne gji qe te trajtoheshin me kemioterapi te kufizuar duke u dhene 1 ilaç kemio, ndersa nje grup tjeter u trajtua me regjimin standart me kemio te perbere nga disa barna se bashku.

Eksperimenti nuk vazhdoi me gjate sepse u pa qarte se regjimi standart kemioterapik ishte me i efektshem. Grate qe morren vetem nje ilaç kemio kishin dy here me shume te ngjare te vdisnin ose te keqesoheshin, ne krahasim me grate qe iu nenshtruan regjimit standart te kemioterapise.

Shkencetaret e pranojne se keto ilaçe kane pasoja anesore te papelqyeshme, perndryshe nje trajtim i plote me regjim standart kemioterapik mund te shtoje vite ne jeten e grave te moshuara qe vuajne nga kanceri ne gji.

(Zeri i Amerikes Qershor 2009)

Shenim: Artikulli i cituar ne kete shkim eshte:
- Hyman B. Muss, Donald A. Berry , et al. Adjuvant Chemotherapy in Older Women with Early-Stage Breast Cancer. N Eng J Med 2009 ; 360:2055-2065  [Link] (Ne kete link do te gjeni abstrakt te artikullit. Per leximin e plote te artikullit kerkohet regjistrimi me pagese)

"Jeta eshte si te ngasesh nje biciklete. Per te mbajtur ekuilibrin duhet te levizesh"
(Albert Einstein)