giovedì 10 febbraio 2011

Klasifikimi i Djegieve

Jane demtime akute te indeve, te shkaktuar nga nxehtesia ne formen e zjarrit ose objekteve ose lengjeve te nxehta.


Ndahet ne disa shkalle dhe secili ka nje emertim te vetin :
- Djegie e shkalles se pare: Eriteme, me shkaterrim te shtreses siperfaqesore te epidermes.
- Djegie e shkalles se dyte: Eriteme dhe fliten (mbledhje e lengut sieroz me prejardhje nga gjaku dhe qe vendoset mes epidermes dhe dermes. Epiderma kalon ne nekroze dhe bie ndersa derma e rigjeneron.
- Djegie e shkalles se trete :  Nekroze e gjithe shtreses se lekures me formimin e nje koreje siperfaqesore dhe shenje.
- Djegie e shkalles se katert : Nekroze e indeve me te thella, muskujve, kockave.

Ne dy shkallet e fundit, duke qene se shkaterrohet shtresa rigjeneruese e dermes, nuk kemi nje rigjenerim te plote te zones se djegur. kjo con ne formimin e nje shenje.

Fliteni mund te jape probleme hipovolemie duke qene se ka nje humbje te lengjeve dhe elektroliteve qe duhet te riintegrohen serish per te mos kaluar ne gjendje kritike (gjendje shoku). Ne te njejten kohe kerkohet edhe gjak dhe lengje fiziologjike dhe te glukozuara.

Grada e gjendjes se shokut varet nga superfaqja e interesuar nga djegia. Ne disa raste kemi formimin e nje keloidi, shenje hipertrofie e procesit te sherimit qe kalon kufinjte e zones se interesuar. Keloidi formohet si pasoje e nje paaftesie per te rigjeneruar zonen.

Duke qene se humben lengje, kemi nje rritjet te perqendrimit te qelizave te gjakut dhe hipotension dhe ulje te filtrimit renal (oliguria)  qe mund te kaloje ne anuria nese nuk gjendja nuk stabilizohet.

"Eshte nje mjek i mire dhe e di pavlefshmerine e pjeses me te madhe te ilaçeve"
Benjamin Franklin