martedì 17 maggio 2011

Kortikosteroidet e Thithshem ne BPKO : A Rritet Rreziku per Pneumoni?

Rreziku per pneumoni nuk rritet ne pacientet qe marrin budezonid.


A e rrisin kortikosteroidet rrezikun per pneumoni ne pacientet me bronkopneumopatia kronike obstruktive (BPKO)? Disa trial klinik, studime vezhguese dhe meta-analiza kane sugjeruar qe e rrisin me rreth 70%. Por, ne disa trial te tjere, kerkuesit kane raportuar rreziqe me te uleta dhe meta-analizat e meparshme jane kritikuar per dobesi metodologjike siç mund te jete kombinimi i trial-ve te budezonidit te thithshem me ato te flutikazonit.

Studjues kanadez bashkuan te dhenat e pacienteve nga 7 trial klinik te medha ku me shume se 7000 paciente jane ndare ne menyre te rastesishme (metode e quajtur "randomizim") te merrnin ose budezonid te thithshem ose placebo, me ose pa formoterol, agonist Beta-2 me kohe te gjate veprimi, per 6 deri ne 12 muaj. Ne te dy grupet, 3 % e pacienteve zhvilluan pneumoni gjate kesaj periudhe; ne 1% te pacienteve me budezonid dhe ne 2% te pacienteve me placebo ky ishte nje efekt anesor serioz (p.sh shkaktoi shtrim ne spital ose vdekje), pa ndonje diference ndermjet grupeve nga ana statistikore, si para edhe pas rregullimit te faktoreve qe mund te  çonin ne rezultate gabim.

Komente (nga Bruce Soloway, MD)
: Budezonidi largohet ne menyre me te shpejte nga rruget ajrore krahasuar me flutikazonin, dhe autoret kane spekulluar qe ky fakt ndihmon ne shpjegimin pse rreziku per pneumonit nuk eshte i rritur me budezonidin (si mund te duket te jete me flutikazonin). Gjithsesi, pamvaresisht vdekshmerise se larte qe ka pneumonia e marre ne komunitet, asnje studim nuk ka treguar qe pneumonia fatale eshte me e zakonshme ne pacientet qe marrin kortikosteroide te thithshem, gje qe tregon se pneumonia e shkaktuar nga kortikosteroidet e thithshem eshte relativisht i lehte. Editori perfundon qe dobite e kortikosteroideve te thithshem ne pacientet me BPKO vazhdon te jete me i madh se rreziqet.

Citime:
Sin DD et al. Budesonide and the risk of pneumonia: A meta-analysis of individual patient data. Lancet 2009 Aug 29; 374:712. Abstrakt ne Pubmed [Link]

Welte T. Inhaled corticosteroids in COPD and the risk of pneumonia. Lancet 2009 Aug 29; 374:668. Abstakt ne Pubmed [Link]