giovedì 26 maggio 2011

Kristali i Syrit

Nje opacitet i vogel i tij do te çonte ne imazhe te perthyera e te çuditeshme dhe po te kishte minimumin e ngjyres do te thithte driten duke na penguar perceptimin e disa hijeve.

Syri

Struktura  e tij eshte e perbere ne ate menyre qe te mos humbe asgje nga figura qe reflektohet.

Eshte i perbere nga rreth 1000 shtresa qelizash trasparente. Gje pak e çuditeshme per faktin se ne brendesi te qelizes ka shume organele qe çojne ne pengimin e drites . Po ashtu ka qeliza qe thithin rreze drite te frekuencave te ndryshme qe formojne ngjyra. Shume qeliza kane melanine qe thithin driten. Kristali i syrit nuk ka melanine dhe ene gjaku qe do te çonin ne humbje e pastertie vizioni. Po si jetojne atehere keto qeliza pa gjak? Meqenese nuk kane mitokondri, disa substanca  futen me difuzion nga qelizat e jashtme ngadale. A  nuk duhet te vdisnin keto qeliza nga nekroza ose apoptoza?


Te gjitha qelizat e reja te kristalit kane organele qe shkaterrohen me ane te nje proçesi qe quhet apoptoze. Ky proçes bllokohet pak para se qeliza te vdese duke e lene kristalin komplet te tejdukshem. Brenda qelizave mbetet vetem nje  gel  proteinash komplet i tejdukshem.Tek qelizat normale kjo gje do te çonte ne katastrofe por ne qelizat e kristalit nuk ndodh.Keto duhet te punojne gjithe jeten(rigjenerimi i tyre eshte i paket). Mendoni qe 90% e qelizave te trupit nderrohet çdo 6 muaj.

Eshte  pak i çuditshem fakti se si jane ne gjendje keto qeliza te bllokojne apoptozen si dhe si jetojne gjate gjithe jetes se njeriut duke llogaritur qe vetem nje pjese e vogel e tyre do te zevendesohet kurse pjesa me e madhe do te jetoje ne ate menyre gjithe jeten. Mekanizmat  qe çojne ne kete gjendje jane akoma te paditura sepse çojne edhe ne shume pyetje te tjera si per shembull si bejne keto qeliza te rregullojne membranen e tyre me dhjamra te tjera ose me proteina te reja. Nese  gjehet mekanizmi se si bllokohet apoptoza mund te sherbeje edhe per te shpjeguar nje sere semundjesh qe kane si karakteristike te pare nje numer te madh qelizash qe vdesin me apoptoze.

Pershtatur nga nje artikull i marre nga revista "Le Scienze".