venerdì 11 febbraio 2011

Levizja e Centrioleve drejt Poleve

PYETJE
Mitoza eshte e perbere nga kater faza kryesore. Ekzaktesisht ne fazen e pare, profazen, centriolet migrojne ne drejtim te poleve te qelizes nga ku nisin edhe fibrat per te terhequr kromozomet... Cfare force i terheq ose i shtyen centriolet drejt poleve e qelizes?


PERGJIGJE
Pjesa me e madhe e levizjeve te organeleve dhe vesikulave ne brendesi te qelizes (dhe nder keto organele konsiderojne edhe centriolet) levizin me ndihmen e disa enzimave te vecanta qe perdorin energji nga ATP (adenozin trifosfati) per te prodhuar levizje. Si pasoje e ketij funksioni keto enzima quhen edhe mekanoenzima.

Ne nje sistem transporti mekanoenzimat paraqesin levizesin ndersa organeli paraqet ngarkesen. Levizesi ndervepron me ngarkesen me ndihmen e disa proteinave te tjera dhe mekanizmave te njohjes specifike. Ajo qe duhet akoma te kuptojme eshte rruga gjate se ciles levizesi transporton ngarkesen.

Ne fakt rruga eshte e perbere nga dy elemente te citoskeletit - mikrotubujt dhe mikrofilamentet - gjate te cileve levizin mekanoenzimat (duke shperbere ATP) dhe arrijne keshtu te transportojne organelin speficik. Ky eshte nje pershkrim pergjithsues , qe gjithsesi mund ta perdorim per te shpjeguar levizjen e centrioleve. Gjithsesi, ne kete rast , detajet nuk jane akoma te njohura plotesisht.


Pergjigja dhene nga Claudio Brancolini
Departamenti i Shkencave dhe Teknologjive Biomjekesore
Universiteti i Udines


(pyetje publikuar ne sitin Ulisse)

"Nje doktor hap pune per nje doktor tjeter"
(Proverbe angleze)