lunedì 9 maggio 2011

Matja e D-dimer per Graden e Pneumonise

Nivelet e D-dimerit <500 ng/ml ne momentin e shtrimit te pacientit paraqesin rrezik me te ulet per vdekje dhe semundshmeri te medha.


Te klasifikosh graden e semundjes eshte e rendesishme per trajtimin e pacienteve me pneumoni. Sistemet e vleresimit sic jane CURB65 dhe Pneumonia Severity Index (PSI) jane gjendje te vleresojne graden e semundjes por kompleksiteti i tyre i ben te perdoren pak. Matja e D-dimerit, nje produkt i shkaterrimit te fibrines, ka treguar rezultate te mira ne vleresimin e pacienteve me semundje qe kane lidhje me tromboze anormale, sic jane embolia pulmonare dhe tromboza e venave te thella, por nuk eshte perdorur per semundje te tjera.

Ne nje studim prospektiv, kerkues ne Bretanine e Madhe vleresuan ne 314 paciente me pneumoni te marre ne komunitet, nese nivelet e D-dimerit ne serum kane lidhje me graden e semundjes. D-dimeri u mat me testin imuno-enzime VIDAS; bazuar ne gjetjet e nje studimi te meparshem, nivele <500 ng/ml u perdoren per te vleresuar pacientet si me rrezik te ulet. Qellimi kryesor ne kete studim ishte vdekshmeria 30 ditore (7%) dhe nevoja e pacienteve te shtruar per ventilimin mekanik dhe vazopresor (8%).

75 paciente (24%) kishin vlera te D-dimerit <500 ng/ml ne momentin e shtrimit; 81% e tyre ishin ne graden e ulet te rrezikut sipas PSI (grada 1-3), dhe 64% kishin vleresim te grades se ulet te rrezikut sipas CURB65 (0 ose 1). Nivelet e D-dimerit <500 ng/ml kishin nje raport mundesie negative 0 (intervali i besueshmerise ne 95%, 0-1.37) per vdekshmerine 30 ditore dhe 0.33 (IB 95% , 0.09-1.27) per nevojen e ventilimit mekanik ose vasopresoret. Vlerat e D-dimerit rriteshin me rritjen e grades se PSI dhe CURB65.

Komente (nga  Richard D. Zane, MD, FAAEM) : Ne kete studim , nje vlere e D-dimerit <500 ng/ml (matur me metoden VIDAS) shoqerohej me nje rrezik me te ulet vdekjeje dhe semundshmerie ne paciente me pneumoni te marre ne komunitet. Derisa keto gjetje te pohohen nga studime te tjera, gjithsesi, D-dimeri nuk duhet te perdoret per te perzgjedhur paciente per nje nivel kure te caktuar.

Citime:
Chalmers JD et al. Admission D-dimer can identify low-risk patients with community-acquired pneumonia. Ann Emerg Med 2009 May; 53:633.
Abstrakt ne Pubmed [Link]