domenica 8 maggio 2011

Mbi Emrat e Semundjeve - Pjesa 2

Ne kete pjese te dyte te origjines se emrave te semundjeve do te njihemi me 2 personazhe te tjere, ate te Thomas Hodgkin dhe Xhejms Parkinson.


Semundja e Hodgkin: Thomas Hodgkin (1798-1866)

Thomas Hodgkin (Imazhi: wellcomeimages.org)


Thomas Hodgkin lindi ne vitin 1798 ne Londer. Mori nje edukim te gjere , kryesisht nga babai i tij, ku perfshihej latinishtja, frengjishtja, gjermanishtja dhe spanjishtja. Ne moshen 21 vjecare , Hodgkin filloi te studjonte mjekesi ne Guy's Hospital dhe kaloi nje vit me vone ne Universitetin e Edinburgut ku edhe u diplomua ne 1823.

Ne 1925 , Hodgkin u zgjodh si mesimdhenes anatomie dhe ruajtes i muzeut te sapohapur se shkolles mjekesore te Guy's Hospital. Brenda nje kohe te shkurter, fitoi reputacionin si nder patologet me te mire te kohes. Ne 1832, Hoxhkin pershkruajti semundjen qe tani mban emrin e tij ne nje artikull te quajtur qe fliste mbi ndryshimet patologjike qe ai kishte vene re. 32 vjet me vone nje tjeter mjek anglez , Samuel Wilks , pershkruajti te njejten semundje por me saktesi me te madhe. Kur degjoi per punen e Hodgkin, ai i dha te drejten e zbulimit atij dhe e quajti semundjen si semundja e Hodgkin.

Hodgkin la Guy's Hospital ne 1837 , kur deshtoi per tu bere asistent doktor. Ky vendim solli diskutime te shumta sepse Hodgkin njihej per aftesite e tija klinike dhe rolin e tij per te bere Guy's Hospital nje nder shkollat mjekesore me me kualitet. Hodgkin filloi ti largohej mjekesise dhe ti dedikonte shumicen e kohes se tij puneve filantropike. Kishte nje interes te madh per boten pertej Europes, sidomos te shoqerive qe rrezikonin te zhdukeshin nga zgjerimi i dominimit kultural, politik dhe ekonomik i Europes. Hodgkin luajti nje rol te rendesishem ne shoqerine e mbrojtjes se aborigjeneve. Ne 1850 ai u martua me Sara Frances Scaife , nje vejushe nga Nottingham. Cifti nuk pati femije, por kishin 2 femijet nga martesa e saj e meparshme.

Ne 1866 , Hodgkin udhetoi per ne Palestine me shokun e tij Moses Montefiore per te ndihmuar negociatat per nje trajtim me te mire te hebrejve ne ato vende. Ndersa ishte atje u semur dhe vdiq me 4 prill. 60 vjet pas vdekjes se tij, 7 materiale histologjike qe ai kishte, u riekzaminuan per semundjen e Hodgkin-it. Vetem 3 prej tyre kishin ate semundje. Rastet e tjera ishin tuberkoloz, nje linfome jo Hoxhkin dhe semundje te tjera linfatike te ngjashme.


Semundja e Parkinson : James Parkinson (1755-1824)

James Parkinson lindi ne Shoreditch, Londer , me 11 prill 1755. Babai i tij, John Parkinson, ishte kimist dhe kirurg qe punonte ne Hoxton Square. Xhejms ndoqi hapat e tij, duke u bere i njohur si kirurg nga Koorporata e Londres ne 1784. Xhejms mori vendin e babait te tij. Ai u martua me Mary Dale ne 1781 dhe paten 4 femije.

Fillimi i karrieres se Parkinson-it ishte i mbushur me çeshtje sociale dhe revolucionare. Ai mbrojti reforma dhe perfaqesoi te gjithe njerezit ne House of Commons dhe te drejten e votes. Ai pranoi te behej anetar i London Corresponding Society for Reform of Parliamentary Representation, e cila me vone u akuzua te ishte e lidhur me tentativen per vrasje te mbretit Xhorxh III.

Parkinson publikoi shume shkrime te vogla mjekesore duke perfshire edhe nje shkrim mbi podagren (eng. gout , ita. gotta) nga e cila vuante , ne 1795 si dhe nje rast apandesiti gangrenoz i shoqeruar me peritonit, ne 1812. Kjo e dyta eshte pershkrimi me i vjeter i kesaj semundje ne literaturen angleze. Shkrimi me i rendesishem i Parkinsonit ishte ai qe u publikua ne vitin 1817 me nje volum te vogel 66 faqesh nen titullin "An Essay on the Shaking Palsy". Me nje pershkrim te shkurter parkinsoni paraqiti semundjen si ndarje ne vete dhe i dha pershkrimin e saj klasik: "Nje levizje tundese e pavullnetshme me nje mungese te fuqive te kraheve, sidomos kur nuk leviz por edhe kur mbahet; me nje tentative te perkuljes se trupit para dhe nje hap qe paraqitet si hap ecje normale deri ne hap vrapi. Shqisat dhe intelekti nuk jane te goditura"

4 dekada me vone Zhan Markin Charcot i shtoi ngurtesine pershkrimi klinik te Parkinsonit dhe e quajti sindromen Semundja e Parkinson.  Parkinsoni ishte edhe nje palenteologjist i betuar. Ai publikoi shume shkrimet mbi gjeologjine dhe ishte bashkethemelues i Geological Society of London. Nje tjeter interes i tij ishte edukimi publik mbi shendetin. Xhejms Parkinson vdiq ne Kingsland Road, Londer me 21 dhjetor 1824.