giovedì 26 maggio 2011

Mjeket, Si do te Testohen

Mjeket, stomatologet, farmacistet por edhe infermieret do te kalojne ne testim per te mbajtur vendin e tyre te punes. Ne rast se ata nuk do te plotesojne kushtet e kerkuara, do te kene zgjidhje te kontrates se punes. 


Ky ka qene vendimi qe ka marre ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, qe e ka bere publik dje gjate hapjes se qendres se pare te trajnimit te vazhdueshem ne Shqiperi. Sipas tij, mjeket nuk duhet te mjaftohen me ato qe kane mesuar ne shkolle, por kualifikimi dhe specializimi i tyre duhet te jete i vazhdueshem.

Testim per Doktorret

Testimi

Menyrat e testimit te mjekeve do te jene te ndryshme, por qe do te kene te njejten permbajtje, ate te rritjes profesionale te tyre. Fillimisht, ne janarin e vitit te ardhshem, mjeket do te paraqesin dosjet e tyre me kurset, trajnimet, botimet e tyre e te tjera aktivitete me te cilat duhet te plotesojne 150 kredite. Nese nuk i arrijne keto kredite atehere do t'i nenshtrohen 2 provimeve. Dhe ne rast se nuk i kalojne keto teste, atehere do te zgjidhin kontraten me Ministrine e Shendetesise. "Njerez te pakualifikuar dhe pa nivelin e duhur te dijeve per te ofruar nivelin shendetesor, sigurisht nuk do te kene me vend ne sistemin tone shendetesor. Ky kualifikim i detyrueshem, i vazhduar do te jete pjese e kontratave te punes ne menyre ligjore dhe te gjithe ata qe nuk do te plotesojne kete pjese, te çertifikimit te dijeve te tyre ne nje periudhe kohe te caktuar sigurisht do te shkohet me tej, me nderprerjen e kontratave te tyre", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, kjo do te sjelle edhe hapjen e vendeve te punes dhe sjelljen ne vend te te gjithe mjekeve te kualifikuar, te cilet ofrojne sherbim cilesor ndaj pacienteve.

Afatet

Testimi i mjekeve do te nise nga janari i vitit qe vjen dhe do te perseritet çdo 5 vjet. Nderkohe gjate pese vjeteve do te ndryshoje edhe menyra e testimit si dhe kreditet, te cilat duhet te arrihen. Mjeket me pervoje keto pike mund t'i sigurojne nga specializimet e kryera, trajnimet dhe vleresimet e punes te cilat do te konvertohen ne kredite. Te gjitha te dhenat per çertifikimin e punonjesve te shendetesise, do te hidhen ne nje regjister elektronik qe do te ngrihet nga bordi i akreditimit ne Ministrine e Shendetesise."Ky certifikim do te behet nje here ne pese vjet dhe numri i krediteve do te vije duke ndryshuar. Do te vleresohen dijet e mjekeve, pjesemarrja ne aktivitetet e medha shkencore, ajo qe performojne ne menyre te perditshme. Ndryshe do te jene kerkesat per ata qe sherbejne ne sistemin primar dhe ndryshe per ata qe ofrojne sherbimin ne spitalet rajonale dhe ne ato qendrore",- tha kreu i Shendetesise shqiptare. Ky i fundit ka pranuar publikisht se nje pjese e bluzave te bardha jane te paafte, pasi nuk bejne asnje perpjekje per te marre te rejat e fundit te shkences por mjaftohen me librat e shkolles.

Qendra

Per kualifikimin e mjekeve apo matjen e dijeve te tyre, do te jete nje qender e vecante e cila eshte hapur dje. Kjo qender, me ane te dokumentit baze te miratuar do te beje çertifikimin e bluzave te bardha ne vend. Kerkesat mbi kualifikimin dhe dijet e mjekeve do te jene te vecanta per çdo sistem, ate primar, ne spitalet rajonale dhe qendrore. "Pjese e kontrates do te jete dhe menyra sesi verifikohen dijet e tyre, nuk eshte thjesht dhe vetem ne nje provim ku do te vleresohen dijet e tyre. Pra eshte nje sistem vleresimi kompleks jo vetem me nje element, por qe ne fund na thote qarte qe ky mjek e ka kualitetin e duhur per te sherbyer apo nuk e ka", ka pohuar Vasili. Sipas tij, te paret qe do te testohen jane mjeket me pas infermieret, ne sektorin privat farmacistet dhe stomatologet te fundit.
 
Koha Jone Tetor 2009