venerdì 20 maggio 2011

Mjeket te Regjistrojne Cdo Vizite qe Kryejne

Mjeket e poliklinikave por edhe te spitaleve do te regjistrohen dhe ne rast se nuk permbushin dokumentacionin e paguar do te paguajne nje fature. Urdhri me i ri i nxjerre nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor parashikon qe asnje pacient qe do te vizitohet ne spital nuk do te kaloje pa u shenuar nga mjeket. Drejtoresha e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana shprehet se cdo e ardhur qe vjen nga vizitat e pacienteve ne spitale nuk do te shkoje me ne xhepat e mjekeve ne menyre te pakontrolluar. "Paraja qe do te vije ne menyre zyrtare, do te shkoje per pacientin, mjeket do te evidentojne ne fund te çdo dite vizitat, pacientet e shtruar, ditet e qendrimit, diagnozen, menyren e mjekimit, medikamentet dhe gjithcka tjeter" eshte shprehur Elvana Hana. Por, futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve, jo vetem qe do te sjelle sherbim cilesor per pacientin, por do te beje qe shume sherbime te ofrohen edhe ne spitalet rajonale duke bere qe pacientet te mos vijne te gjithe ne Tirane per kurim. Nje tjeter faktor i rendesishem me futjen e spitaleve ne skeme, eshte edhe vendosja e drejtuesve te cilet eshte menduar qe te jene sipas nje modeli te marre nga Gjermania, qe ata te jene menaxhere te fushes spitalore.
 
Koha Jone , Tetor 2009