mercoledì 18 maggio 2011

Nje Lufte e Perditshme

Ishte vizita e kontrollit pas 6 muaj terapi. Ne kete pike protokolli i studimit kerkonte qe te ndalej terapia dhe te vleresohej per 6 muajt e ardhshem.

"Atehere, si shkuan keto 6 muaj?", i pyeta.
"Cdo gje mire. Kam pare shume ndryshime per mire dhe nga nje ane kam frike tia ndal", mu pergjigj nena e saj.
"Zonje, nese do te ndjekim protokollin, ne kete pike duhet te ndalet dhe te shihet si do jete situata ne 6 muajt e ardhshem. Gjithsesi, siç ju kam thene edhe ne fillim te studimit, mund te terhiqeni ne çdo moment dhe askush nuk ka te drejte tu thote gje"
"E di por dua ti shkoj deri ne fund kesaj historie. Dua te jem e sigurte qe permiresimi qe shoh eshte sepse ka filluar te perdore ate ilaç."

Pasi i bera spirometrine, vura re nje renie te njerit prej parametrave qe zakonisht tregonte prezence sekrecionesh ne rruget e frymemarrjes.
"Po visita si shkoi?", i pyeta.
"Doktori tha qe ka pak sekrecione ne pjeset e ulta te mushkerive"
"Ne shtepi e kryen fizioterapine sic duhet?"
"Te te them te drejten,nuk e kryen plotesisht siç duhet. Nuk i pelqen ta beje. E vetmja gje qe i pelqen eshte te ulet ne divan dhe te luaje me ate Nintendo"

Vajza e vogel u ul te bente testin tjeter. U ktheva nga nena e saj:
"Spirometria e sotme krahasuar me ate te meparshmen paraqet nje ulje te parametrave. Deri diku mund te themi qe eshte faj i sekrecioneve qe ka dhe qe mjeku ja ka degjuar ne vizite. Problemi qendron tek fizioterapia. Ndoshta eshte koha qe te jeni pak me te ashper me te. Nintendo duhet te jete nje forme shperblimi per nje fizioterapi te kryer siç duhet. Ilaçet mund te bejne diçka por nuk zgjidhin problemet. Nese fizioterapia nuk kryhet siç duhet,atehere edhe efekti i ilaçeve do te jete i limituar. Eshte e kote te shpresojme ne ndonje efekt me te madh. Nese keto sekrecione infektohen atehere cdo gje qe po bejme do jete e kote"

"Doktor, duhet te vendoseni ne rolin tim qe te kuptoni se sa e vuaj kete situate. Ajo po rritet, nuk eshte me e vogel dhe sa me shume rritet aq me teper ndryshon sjellja e saj kundrejt meje. Ka momente qe me nxehet. Per ta sjelle ketu per te bere vizitat e kontrollit duhet te bej lufte sepse çdo here me pyet 'kur do mbaroje kjo gje'...çfare pergjigje ti jap? Si tia bej te kuptoje qe kjo gje nuk do mbaroje kurre? Ajo deri ne sot me ka identifikuar si personi qe mban neper duar ilace, shiringa, disinfektante ne nje kohe kur une duhet te beje nenen. Une jam personi qe e kam ndjekur pas per ti dhene ato ilaçe, qe e kam merzitur duke i thene te bej fizioterapine. Por e shoh qe perdite e me teper nuk po ja dal dot me! Mendoj qe ne kete pike duhet te jete njeri nga ju qe duhet ta marre dhe ti flase dhe ta nxise qe ti kryeje gjerat sic duhet sepse une nuk po ja dal. Me te nuk kam bere kurre nenen! Une duhet te filloj te bej nenen! çdo dite jam duke humbur perballe saj"

Ktheva koken dhe vajza kishte hapur Nintendon nderkohe qe fryente ne nje tub qe mblidhte ajrin qe nxirrte. Nderkohe para nenes se saj qendroja pa fjale sepse e kuptoja qe nuk mund te beja asgje. Ishte nje lufte qe gjithmone e me teper duhej e humbur. Ishte momenti qe te gjehej nje zgjidhje per sa kohe nuk ishte teper vone. Per sa mund te ishte e veshtire situata, duhet te gjehej nje menyre qe te fitohej besimi i vajzes, duhet ti behej e qarte qe çdo gje qe po behej, ishte per te miren e saj.