giovedì 26 maggio 2011

Nje Menyre e Re per Trajtimin e Tuberkulozit

Sulmi kunder bakterit qe nuk replikohet mund te shmange ciklet e gjata te terapise ne pacientet me tuberkuloz.

Mycobacterium Tuberculosis

Krahasuar me shumicen e bakterieve patogjene, Mycobacterium tuberculosis eshte nje organizem qe kerkon shume kohe per tu rritur, me nje aftesi per te qendruar ne nje gjendje te heshtur, qe do te thote se pacientet me kete infeksion duhet te trajtohen me shume ilaçe per shume muaj. Per te qendruar e shendetshme, çdo qelize, perfshire edhe organizmat njeqelizor, kerkon nivelet e duhura te proteinave qe prodhojne. Kjo do te thote qe duhet te ekzistoje nje ekuiliber mes sasise se proteinave qe prodhohen dhe asaj qe shkaterrohet. Shume ilaçe antibakteriale kane si shenjester sintezen e proteinave bakteriale, por asnje nuk ndalon shkaterrimin e proteinave. Ndryshe nga bakteriet e tjera, mikobakteri ka proteozome , vend i rendesishem i shkaterrimit te proteinave, dhe mund te jete i ndjeshem kundrejt agjenteve bllokues.

Nje grup kerkimor ka identifikuar nje klase perberjes qe bllokojne proteozomat tek M. tuberculosis pa bllokuar proteozomat ne qelizat njerezore. Grupi thote se 2 perberje , GL5 dhe HT1171,  bllokojne proteozomat mikobakteriale ne menyre te shpejte, fuqishem dhe ne menyre te pakthyeshme duke vrare mikobakterin qe eshte ne nje gjendje te heshtur joreplikative. Ne dozat e nevojshme per te vrare bakterin, perberjet nuk treguan efekte toksike kur u perdoren mbi qeliza te kafsheve (eukariote).

Komente (nga Anthony L. Komaroff, MD) : Ilaçet antibakteriale qe kane si shenjester sintezen e proteinave te M. tuberculosis kane qene pjeserisht te suksesshme ne trajtimin e infeksionit. Ciklet e gjate te terapise me shume ilaçe qe nevojiten per te trajtuar tuberkolozin shpeshhere çojne ne mospjesemarrje nga ana e pacientit ne berjen e terapise dhe ne zhvillimin e organizmave rezistente nga ilaçeve. Kjo menyre e re qe ka si shenjester shkaterrimin e proteinave te M. tuberculosis paraqet , edhe pse ne faza akoma fillestare, nje menyre te fuqishme dhe jotoksike per trajtimin e nje nder vrasesve me te medhenj boteror. Si pasoje, zhvillimi i kesaj ideje sjell mjaft kenaqesi.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine me date 13 Tetor 2009.

Citime:
Lin G et al. Inhibitors selective for mycobacterial versus human proteasomes. Nature 2009 Oct 1; 461:621. [Link] (Artikulli i plote kerkon regjistrim ne reviste)

Abstrakt ne Pubmed [Link] (Gratis)