sabato 14 maggio 2011

Nje Pakujdesi e Kirurgeve




Radiografia e Abdomenit

Paciente femer, paraqitet per te kryer nje prove te funksionalitetit respirator ne prag te nje operacioni qe do ti nenshtrohej se afermi. Vezhgimi i karteles klinike nxirrte ne pah pranine e nje mase te huaj ne abdomen. Imazhet radiografike te abdomenit tregojne pranine e nje pale gershere ne pozicion oblik. Nga tregimi i pacientes del qe kishte kryer nje nderhyrje kirurgjikale disa vite me pare. Pakujdesia e kirurgeve kishte bere qe te harronin nje nga mjetet e punes ne vendin ku kishin operuar. Pacientja do ti nenshtrohej nje operacioni te ri per ti hequr. Gjate periudhes nga operacioni deri ne keto momente pacientja nuk kishte pasur simptoma.