martedì 3 maggio 2011

Nje Veshtrim i Pergjithshem mbi Terapine Gjenike - Pjesa 2

Por cilet jane llojet e viruseve qe perdoren ne terapine gjenike?
Terapia Gjenike


Retroviruset: ketu ben pjese edhe virusi HIV. Jane viruse me ARN dhe mund te trasformojne materialin e tyre ne ADN.

Adenoviruset: jane viruse me ADN qe mund te shkaktojne edhe infeksione te mushkerive,te aparatit te tretjes si dhe syrit.

Viruset e herpesit:jane te afte te infektojne qelizat nervore.

AND-ja qe mundohemi te fusim brenda qelizes, duhet te lidhet ne menyre kimike me nje molekule qe pastaj lidhet ne nje receptor te veçante te qelizes. Duhet te themi qe per momentin nuk ka akoma terapi gjenike qe te jete aprovuar nga administratet e ndryshme qe te perdoren si terapi sepse jane akoma ne faze eksperimentale.

Por pse terapia gjenike nuk eshte bere akoma nje terapi efektive dhe e gjere per sherimin e semundjeve gjenetike? Shkaqet jane te shumte dhe nder to mund te permendim:

Jetegjatesi e shkurter e gjeneve qe perdoren ne terapi: Perpara se terapia gjenike te behet e perhapur duhet te arrihet ne piken qe gjenet qe futen ne brendesi te qelizes duhet te mbeten funksionale dhe te rrojne sa me shume. Ka pasur shume raste problemesh ne futjen e ADN terapeutike si dhe ne ndarjen e qelizes kane qene disa nga faktoret qe e kane ndaluar terapine gjenike qe te mund te beje perpara. Pra pacientet kane nevoje per nje terapi me shume faza nese marrin persiper nje terapi gjenike.

Sistemi imunitar: Sa here qe nje substance e huaj futet ne indet e njeriut, sistemi imunitar i njeriut eshte i programuar per ta sulmuar ate substance. Fakti qe terapia gjenike mund te stimuloje sistemin imunitar eshte gjithmone nje rrezik i pranishem. Po ashtu sistemi imunitar, pas nje pergjigje te pare, e ruan ne memorie ate substance dhe ne kete menyre ndalon mundesine e perdorimit per here te dyte te te njejtes kure.

Probleme me vektoret virale: Viruset edhe pse jane nder vektoret me te mire paraqesin ne te njejten kohe edhe probleme per pacientin qe jane problem toksike,imunitare ,te pergjigjes infiamatore si dhe te kontrollimit te gjenit si dhe te indeve qe jane si shenjester. Eshte gjithmone edhe frika qe virusi, kur te jete brenda pacientit, te mund te rekuperoje aftesine e tij per te infektuar qelizat.

Problemet multigjenike: Ka raste qe nje semundje nuk eshte e shkaktuar nga nje gjen i vetem por nga shume gjene.dhe ne realitet kjo gje eshte me shume e perhapur. Normalisht terapia gjenike ka aftesi qe te jete kandidate per terapi te mutacioneve te nje gjeni ndersa per sa i perket problemeve te zemres, te presionit te larte te gjakut, te Alzaimerit , diabetit etj eshte shume e veshtire qe te mund te beje ndonje gje sepse kemi te bejme me efekte te problemeve ne shume gjene. Pra keto lloj rastesh do te ishin shume te veshtire per tu sheruar me nje terapi gjenike.

Cilet jane zhvillimet e fundit ne kerkimet per terapise gjenike?
Po behen tentative per kurimin e semundjeve si te Parkinson-it dhe te Hantington-it duke perdorur terapine gjenike me heshtje te gjeneve me ane te copezave te shkurtera te ARN qe jane quajtur siARN (ARN nderhyresa) qe kane aftesi te futen ne mes te enzimave ose faktoreve te ndryshem dhe te bllokojne shfaqjen e tyre.

Nje teknike e re gjenike qe ben rregullime ne sekuencat e ARN lajmetareve (eng. messenger RNA) eshte zhvilluar ne vitit 2003 dhe paraqet nje potencial te madh per te trajtuar semundje si talasemia, fibrozicistiken, dhe disa lloj gjenesh.

Ne revisten “Scientific American” eshte paraqitur nje kerkim qe po behet akoma ne faze eksperimentale ne tentativen per te sheruar semundjen e distrofise muskulare te Dushenit duke stimuluar qeliza qe kane te bejne me riparimin e fibrave te muskulit sic jane qelizat satelite dhe kete e bejne duke çuar nje molekule te quajtur IGF-1 i cili e ka kete aftesi me e bere kete gje. Eksperimentet per momentin tregojne rezultate shume te mira dhe shpresohet qe ne nje te ardhme te shpejte te behet e mundur kalimi i eksperimentit tek njerezit.

Pra ne nje fare menyre terapija gjenike paraqet nje potencial te madh dhe me shume mundesi ne nje te ardhme te afert si pasoje e njohjes edhe me te mire te gjeneve qe na afron avancimi ne gjenetike si dhe ne deshifrimin e gjenomes tone, gjetjen e gjeneve si dhe funksioneve te tyre do ti jape nje shtyse edhe me te madhe tentativave per te arritur ne nje terapi gjenike me sa me pak probleme dhe qe zgjidh sa me shume semundje!!

Nje pike tjeter ku synohet eshte edhe ne ate dege te shkences te quajtur farmakogjenetika, nje shkence e lindur para pak kohesh qe mund te ndryshoje ne menyre te ndjeshme menyren e kurimit te pacienteve. Kjo ka si qellim studimin e terapive ne baze te çdo semundjeje por me teper ne terapi individuale ku secili pacient te kete nje terapi te veten individuale. Duke qene se jo te gjithe i pergjigjen nje terapije ne menyre te njejte kjo gje do te ishte shume e rendesishme.

Ne te njejten kohe dijet e perfituara ne studimin e materialit gjenetik ka cuar edhe ne avancime per sa i perket atyre qe quhen organizma te modifikuar gjenetikisht (OGM) qe jane bime ose kafshe qe modifikohen duke i shtuar nje karakteristike qe nuk e ka pasur forma originale si per shembull ne rastin e bimeve mund te permendim rezistencen kundrejt insekteve te ndryshem etj. Jane bere tentativa qe te futen gjene qe te mund te shtojne sasine e ndonje perberjeje sic eshte bere me nje lloj orizi ku eshte shtuar perqendrimi i perberjes se tij ushqimore. Pra  jane munduar qe te shtohet qualiteti ne sa me pak sasi dhe kjo per ti bere balle shtimit te popullsise dhe nevojave te tyre. Dhe te gjitha keto si pasoje e njohjes sa me te mire te mekanizmave qe fshihen pas funksionimit te gjeneve dhe ADN ne pergjithsi.

Edhe teknologjia mundohet te futet ne kete evolucion shkencor. Ne shume universitete amerikane jane duke u bere eksperimente me nanorobote te cilet mendohen te perdoren per terapi te ndryshme sidomos per sa i perket atyre te kancereve. Keto nanorobote jane ndertuar me aftesi qe te njohin receptore osestruktura te ndryshme dhe pasi te lidhen me to te kryejne funksionin qe kane per te bere. Disa prej tyre kane aftesine qe te njohin sekuenca te ndryshme ADN-je te cilet mund te jene sekuenca onkogjenesh te prishura dhe vetem atehere te kryejne funksionin e tyre qe ne me te shumten e rasteve eshte shperthim duke shkaterruar vetem qelizen kancerogjene pa demtuar qelizat e tjera. Por kjo nuk eshte i vetmi funksion. Ato mund te trasportojne edhe ilace te ndryshme dhe gjithmone pasi te
arrijne te gjejne shenjetren te leshojne ate ilaç, pra kemi te bejme me nje terapi specifike qelize per qelize. Keto siç thashe jane akoma prototipe sepse ka akoma disa gjera qe duhen rregulluar per te shtuar aftesite e tyre por shume shpejt priten te hidhen ne qarkullim.

Si konkluzion, njohurite rreth materialit gjenetik na kane hapur rruge te shumta per te arritur ne terapite e semundjeve gjenike me ane te terapie gjenike dhe ne nje te ardhme te afert si pasoje e shtimit te dijes rreth mekanizmave te funksionimit do te arrihet qe te sherohen nje pjese e tyre.