mercoledì 11 maggio 2011

Nje Veshtrim mbi Qelizen

Trupi i njeriut fillon nga nje qelize e vetme qe quhet zigote. Zigota eshte rezultati i bashkimit te dy gameteve, atij mashkullor (spermatozoidit) dhe atij femeror (ovocitit). Ajo eshte nje qelize e afte te kthehet ne çdo lloj qelize tjeter ( qelize totipotente).  Gjate ndarjeve qe zigota i nenshtrohet, ajo transformohet ne qeliza me te diferencuara te cilat nuk kane me aftesine per tu kthyer ne çdo lloj qelize por ne nje grup qelizash te caktuara (qeliza pluripotente). Keto qeliza grupohen ne 3 shtresa qe quhen ektoderme, mezoderme dhe endoderme nga ku do formohen edhe organet e ndryshme.

Zigota


Ndarjet e metejshme çojne ne formimin e qelizave qe mund te formojne nje lloj qelize te caktuar (qeliza unipotente). Keto qeliza jane pergjegjese per zevendesimin e qelizave te vdekura ne nje organ te caktuar.

Te gjitha qelizat e permendura me siper jane qeliza staminale (burimore) . Keto qeliza veterinovohen, d.m.th qe nga ndarja e tyre prodhohet nje qelize e diferencuar dhe serish nje qelize staminale. Qelizat staminale te fazave te para te zhvillimit ndryshojne disi nga ky perkufizim qe mund ti aplikohet me teper qelizave unipotente.

Nje individ i rritur ka mesatarisht rreth 100 miliard qeliza. Keto qeliza kane funksione te ndryshme dhe grupohen ne baze te tyre. Disa jane qeliza muskulare (miocite) qe bejne te mundur levizjen e trupit, disa te tjere jane qeliza kockore (osteocite), disa te tjera jane qeliza te sistemit nervor (neurone) dhe jane pergjegjes per marrjen e informacioneve nga periferia dhe ne perpunimin e tyre, disa te tjera te sistemit imunitar (linfocite, makrofage etj)  qe ruajne trupin ne çdo sekond nga noxa (çdo element qe mund te shkaktoi demtime) te ndryshme, disa te tjera te sistemit endokrin (qelizat somatotrope, kromofobe, qelizat alfa, beta etj) dhe prodhojne hormone te ndryshme qe kane efekte ne zona te caktuara, etj etj. Ne trupin e njeriut jane mbi 200 lloj qelizash qe kane fuksione te ndryshme.

Ne çdo moment, ndarjet qelizore kerkojne nje nderveprim mes qelizes qe ndahet dhe ambientit perreth. Mekanizmat e kesaj ndarjeje njihen pjeserisht por jemi shume larg nga te kuptuarit e plote te tij. Gjerat behen dhe me te komplikuara kur mendojme qe nje pjese e ketyre ndarjeve behet ne brendesi te mitres se nenes dhe duhet marre parasysh edhe nderveprimi me te. Akoma sot nuk njihen plotesisht shkaqet qe fillojne procesin e diferencimit te zigotes ne qeliza me pak te diferencuara dhe arsyeja se pse kjo gje ndodh ne nje moment te caktuar kohor.

Duke lene menjane per momentin aspektet me te detajuara te zigotes dhe qelizave te tjera staminale, perqendrohemi ne strukturen e qelizes. Nga se eshte e perbere qeliza?

Ne pjesen me te jashtme te saj dallohet membrana qelizore qe ben te mundur ndarjen e pjeses se brendshme te qelizes nga ajo e jashtme. Ajo eshte nje strukture mjaft komplekse e perbere nga 2 shtresa ne te cilat jane te vendosura proteina te ndryshme me funksione te ndryshme. Disa nga keto proteina e pershkrojne teresisht kete shtrese dyshe, disa te tjera qendrojne vetem ne pjesen e brendshme e disa te tjera vetem ne shtresen e jashtme. Duhet te theksojme qe kemi te bejme me nje membrane gjysme te pershkueshme, qe do te thote se disa substanca mund ta pershkojne e disa te tjera jo. Kjo eshte shume e rendesishme sepse ambienti i jashtem ndryshon nga ambienti i brendshem qelizor per shume karakteristika (elektrolite, pH , perberje proteinash, enzima etj). Proteinat qe e pershkrojne teresisht membranen ne disa raste formojne kanale qe u lejon substancave te ndryshme si elektrolitet te levizin nga njera ane e membranes ne tjetren. Proteinat qe ndodhen ne pjesen e jashtme mund te luajne nje rol te rendesishem ne rastin e sistemit imunitar ku lidhja e tyre me nje antigjen con ne gllaberimin e antigjenit dhe perpunimin e tij, etj.

Ne citoplazem, pjesa e ambientit qelizor ne brendesi, dallohen organelet qe jane jetesore per qelizen. Nder to mund te permendim mitokondrine, qe prodhon energjine e nevojshme per funksionet e ndryshme qelizore, aparatin e Golxhit qe perpunonte proteinat qe prodhoheshin nga retikuli endoplazmatik, etj. Nje nder zonat me te rendesishme te qelizes eshte ajo e berthames qelizore. Berthama qelizore eshte e rrethuar nga nje membrane berthamore ne te cilen ka shume pore. Ne brendesi te saj ndodhet materiali gjenetik. Materiali gjenetik eshte pergjegjes per percimin e tipareve nga nje individ ne tjetrin dhe pergjegjes per prodhimin e proteinave, per ndarjen qelizore etj. Duhet te theksojme qe materiali gjenetik nuk gjendet vetem ne brendesi te berthames. Mitokondrite gjithashtu kane material gjenetik qe u nevojitet per funksionin e tyre. Gjithsesi, materiali gjenetik berthamor eshte ai qe ka kontrollin me te madh ne qelize dhe deri diku ushtron kontrollin e vet edhe mbi ate mitokondrial. Secila nga organelet e mesiperme ka karakteristika te vecanta qe shkojne pertej qellimeve te ketij shkrimi i cili kerkon thjesht te beje nje hyrje siperfaqesore ne ambientin qelizor.

Gjithsesi, çdo qelize ka vecorite e veta. Pershembull, qelizat e kuqe qe duhet te transportojne oksigjenin dhe dioksidin e karbonit, nuk i kane organelet e permendura me siper. Ato hiqen nga qelizat gjate procesit te rritjes dhe ne fund qeliza ka nje hapesire me te madhe per te ushtruar funksionin e vet. Gjithsesi, kjo gje ndikon ne jetegjatesine e qelizes e cila eshte rreth 120 dite ne kushtet normale.
Qelizat qe kerkojne energji ne sasi te medha sic jane qelizat muskulare permbajne me teper mitokondri ne citoplazmen e tyre. Qelizat qe kane si funksion prodhimin e hormoneve paraqesin me te zhvilluar aparatin e Golxhit, si dhe retikulin endoplazmatik.

Pershkrimi i mesiperm, pamvaresisht se nuk paraqet detaje te teperta, eshte bere per te dhene nje ide te pergjithshme se çfare eshte qeliza. Ne shume shkrime qe do te pasojne ne te ardhmen, do te njiheni me secilen qelize, me detajet molekulare dhe funksionet e secilit prej elementeve qe u permenden me siper si dhe shume elementeve te tjere qe nuk jane permendur. Po ashtu, nje here qe kuptohet se si funksionon nje proces i caktuar, eshte me e thjeshte per te kuptuar se çfare ndodh kur ky proces nuk funksionon dhe shkakton keshtu semundje te ndryshme.