sabato 1 gennaio 2011

Pjese nga Mendja e te Tjereve

Tek e riperterij kete shkrim pas disa kohesh, ndjej te njejten kenaqesi sikur e kam degjuar per here te pare. Kane kaluar me shume se 6 vjet kur keto momente kane ndodhur por here pas here me kujtohen duke qene se nuk humbin vlere kurre dhe te bejne te ecesh perpara dhe te mos dorezohesh per te arritur disa synime qe i vendos vetes.

Libra (Imazhi: coccoparisienne/pixabay/CC0)


Asgje ska ndryshuar, keshillat vazhdojne te vijne pamvaresisht se koha ecen. Me kujtohen ne veçanti keto 2 momente kur kam folur me xhaxhallaret e mi:

E para nga xhaxhi Kadriu:
"Djale, me degjo mua, njerezit nuk kujtohen sepse jetuan, por sepse bene diçka per te cilen folen  dhe paten dobi ata qe erdhen pas. Qe ai qe beri vetem nje çezem por qe prej saj pine uje te tjere, paten dobi dhe e kujtuan. Qe ai qe ngriti vetem nje ndertese por brenda saj pushuan njerez, paten dobi dhe e kujtuan. Qe ai qe shkruajti vetem nje liber por e lexuan shume njerez dhe e kujtuan dhe paten dobi...perpiqu te behesh dikush qe le nje diçka per te cilen te kene dobi ato qe do vijne... "

E dyta nga xhaxhi Fatmir: 
"Me te vertete ne ate qe ben ka bereqet sepse nje person i shkolluar nuk humbet kurre! Por duhet te jesh i bindur ne ate qe ben dhe mos te vendosesh ne dyshim nese do arrish deri ne fund apo jo!"

Me pas filloi te me tregonte per dicka qe kishte lexuar:
" Ishte nje liber qe e kishte shkruajtur nje person me fame ne Amerike (me tha edhe emrin por qe nuk po me kujtohet aktualisht ) ku nder te tjera tregonte edhe vitet e veta te shkolles. Ne ditet e pare te leksioneve, nje profesor i kishte thene te gjithe studenteve te klases se tij: Hidhni syte majtas dhe djathtas. 2 prej atyre qe keni perreth nuk do te jene me ju deri ne fund .  Personi ne fjale kishte hapur syte majtas the djathtas dhe kishte thene "Me vjen keq per keta te dy qe nuk do jene ". Ajo qe dua te them eshte qe ai nuk e mendoi aspak qe edhe ata mund te mendonin te njejten gje, por tha qe une do te jem deri ne fund dhe ata nuk do te jene... "

Qe kur me jane thene keto fjale mendoj qe kam bere hapa perpara dhe shpresoj qe te kem akoma shume per te bere. Ne jete njeriu vendos qellime dhe ben çmos qe ti arrije ato qellime. Ne nje fare menyre jane keto qellime qe i japin kuptim jetes se tij.

"Jetofsh te gjitha ditet e jetes tende"
(Jonathan Swift)