venerdì 20 maggio 2011

Poliklinikat, Mungojne Aparaturat

Poliklinikat kane stafin mjekesor te mjaftueshem per te perballuar pacientet, por kane mungese te theksuar te aparaturave te nevojshme. Kjo duket se eshte pengesa e pare qe ka dale ende pa nisur te funksionoje sistemi i referimit ne spitalet e vendit. Drejtuesit e poliklinikave kane pohuar se stafi qe ata kane eshte i pergatitur dhe i specializuar por, problemi mbetet tek aparaturat dhe vetem per kete pike mjeket do te jene te detyruar ti nisin pacientet ne spital per te kryer nje ekzaminim.

Aparaturat

Me rikthimin e sistemit te referimit drejtuesit e poliklinikave kerkojne shtim te aparaturave per te perballuar me shume lloje patologjish mjekesore. Sipas tyre, stafi eshte i mjaftueshem per te perballuar rritjen e vizitave por qendrat shendetesore kane nevoje per te bere ekzaminime te thjeshta si ekot apo edhe aparaturat e radiografise. "Per mua eshte e nevojshme shtimi i games se ekzaminimeve laboratorike, imazheria dhe aparatura te tjera ne kardiologji dhe kirurgji. Me e domosdoshme sot eshte nje aparature e ekos, pasi popullata te cilen ne mbulojme eshte shume e madhe" ka pohuar drejtori i Poliklinikes 3, te specialiteteve, Ramiz Karenja. Sipas tij, nese zgjidhet kjo pike atehere mjeket nuk do jene te detyruar te dergojne pacientet tek mjeket e spitaleve.

Sherbimet

Poliklinikat e lagjes ofrojne nje pakete sherbimesh qe nis nga kujdesi per femijen e deri te semundjet kronike. Jane pikerisht keto kategori qe duhet te drejtohen fillimisht te mjeku i familjes e me pas te ai specialist per te arritur deri te sistemi terciar. "Sherbimet te cilat ofrohen fillojne qe nga konsultori i gruas, ai i femijes, mjeku i familjes specialistet qe jane nga kardiologu, kirurgjia, imazheria sherbimi i laboratorit etj" ka pohuar Karenja. Sipas tij, qe te funksionojne ky sistem i ri, dhe qe te mos kete probleme fillimisht duhet te plotesohen keto hallka. Javen qe vjen asnje spital ne vend nuk do te pranoje vizita tek pacientet qe nuk kane rekomandim nga mjeku i familjes. Perjashtim do te bejne vetem urgjencat te cilat nuk kane nevoje per sistemin e referimit per shkak te gjendjes se rende te te semurit.

Koha Jone, Tetor 2009