martedì 17 maggio 2011

Si Caktivizohet nje Kromozom X

Nje kerkim po fillon te hedhi drite mbi mekanizmat me ane te cileve qelizat femerore arrijne te heshtin ne menyre te vazhdueshem njerin prej dy kromozomeve X.

Ne fazat e para te zhvillimit, qelizat e gjitareve femra i pergjigjen prezences se dy kromozomeve X me veshjen e njerit prej tyre me ane te nje zinxhiri te gjate ARN-je te quajtur XIST. ARN lidhet me te njejtin kromozom prej ku edhe transkriptohet dhe nis keshtu nje seri ngjarjesh qe çojne ne heshtjen e vazhdueshme te kromozomit.

Ky proces u zbulua rreth 10 vjet me para por nuk dihej shume rreth mekanizmave me ane te se cilave qe kjo ARN jo kodifikuese, e gjate 14 kilobaza, lidhej me objektivin e saj.

Tani fale nje artikulli te publikuar ne "Journal of Cell Biology", nje grup kerkuesish te University of Massachusetts Medical School kane treguar qe XIST shkeputet ne menyre te perkohshme gjate mitozes nga kromozomi X i çaktivizuar dhe se proteina Aurora B kinaza vepron ne rregullimin e lidhjes me kromatinen. " Dime qe XIST nuk lidhet thjesht me ADN, por nuk jane gjetur deri tani proteina specifike lidhjeje" shpjegon , Lisa Hall qe se bashku me Jeanne Lawrence  drejtojne studimin.

Kerkimet e vazhdueshme biokimike per identifikimin e proteinave te lidhjes jane bllokuar nga dimensionet e medha te XIST dhe nga forca ngjitese e saj me kromozomin X, gje qe e ben mjaft te veshtire nxjerrjen dhe studimin e saj in vitro. Per kete Hall dhe koleget e saj vendosen per opsionin e nje eksperimenti in vivo, duke riprodhuar ngjarjet qe çojne ne ndarjen e XIST nga kromozomi X i çaktivizuar ne fillim te profazes se ciklit qelizor.

Kerkuesit gjeten qe nese qelizat trajtohen me nje bllokues te protein fosfatazes 1 (PP1), shkaktohet ndarja e XIST nga kromozomi X i çaktivizuar ne qelizat qe ndodhen ne interfaze. PP1 normalisht mban nen kontroll Aurora B deri ne fillim te mitozes, por rritja e aktivitetit te  Aurora B  çon ne nje leshim te hershem te XIST. XIST nuk leshohej gjate interfazes nese bllokoheshin si PP1  edhe Aurora B. Ndersa nese bllokohej Aurora B, XIST ngelej i ngjitur me kromozomin X edhe ne qelizat ne mitoze.

Studime te meparshme nga i njejti grup kerkimi sugjeronin qe lidhja e XIST mund te kontrollohej nga nje princip organizues i kromatines dhe se ai kishte nje rol ne qelizat kancerogjene, kur rregullimi i XIST dhe kromozomit X te çaktivizuar prishej. Aurora B, sipas vezhgimeve te kerkuesve, i pershtatej mire ketij profili, duke qene se ndodhej ne krahet e kromozomit gjate profazes, fosforilon disa proteina te kromatines nder te cilat edhe histonin H3, dhe shpeshhere gjendet e aktivizuar ne qelizat kancerogjene.

XIST mund te paraqesi nje grup ARN-sh  jo kodifikues te gjere qe marrin pjese ne rregullimin e heterokromatines. "Shpresojme qe manipulimi i lidhjes in vivo te jete nje menyre e re per te studjuar nderveprimet ARN- kromatine dhe qe te perdoret edhe nga laboratore te tjere" tha Lawrence. "Do jete interesante te gjehet nese ARN te tjera ndjekin te njejten sjellje te XIST dhe kontrollohen me te njejtin mekanizem.

Le Scienze Online Gusht 2009