sabato 7 maggio 2011

Si i Shpeton Tripanozoma Sistemit Imunitar?

Paraziti shfrytezon nje mekanizem rikombinimi gjenetik te ngjashem me ate te linfociteve B per te prodhuar antitrupa.

Tripanozoma Brucei


Protozoi Tripanozoma brucei, qe shkakton semundjen e gjumit, eshte nje nga parazitet qe me mire arrin ti shpetoje mbrojtjeve te organizmit. Sa here qe sistemi imunitar ka vrare gati te gjithe parazitet, disa prej tyre qe mbijetojne, ndryshojne formen, duke shkaktuar nje rinisje te infeksionit. Tani nje grup kerkuesish te Rockfeller University kane arritur te tregojne qe kjo gje ndodh fale nje keputje te njerit prej kromozomeve te parazitit, qe çon ne nje rikombinim te ADN-s.

Strategjia e mbijeteses se parazitit bazohet ne fakt mbi aftesite e tij per te modifikuar superfaqen e vet: gjenet qe kodifikojne per siperfaqen qe paraqet ne nje moment te caktuar, e sidomos per ato qe quhen glikoproteina te ndryshueshme te siperfaqes (VSG) , jane te perqendruara ne disa zona, nga 15 deri ne 20, te vendosura ne afersi te zonave fundore te kromozomeve.

Qe ne 2007 George A.M Cross dhe Oliver Dressen kishin hipotizuar qe frekuenca e ndryshimit te siperfaqes se parazitit kishte nje lidhje me ekstremitetet e kromozomeve. Sipas nje hipoteze te tyre, çdo here qe telomeret beheshin shume te shkurter verifikohej nje thyerje ne afersi te gjenit VSG te shprehur, duke vepruar si nje lloj bllokuesi i ndryshimeve. "Mbi bazen e vezhgimeve te vitit 2007 , kishim parashikuar qe helika dyshe e ADN-s thyhej direkt pas bllokuesit, por ne ate kohe nuk ishim ne gjendje ta demostronim" thote Dressen qe tani punon prane Institutit te Biologjise Mjeksore ne Singapor.

Tani, siç referojne ne artikullin e publikuar tek "Nature", fale nje metode te re te shpikur nga Nina Papavasiliou dhe Catharina Boothroyd, kerkuesit kane gjetur qe ndodh nje thyerje te ADN-s ne nje zone speficike para gjenit aktiv VSG, duke shkaktuar nje rritje te frekuences se ndryshimeve te siperfaqes rreth 1250 here. Gjate rikombinimit te shkaktuar nga thyerja, nje gjen VSG me prejardhje nga nje kromozom tjeter dyfishohet dhe vendoset ne pozicionin e gjenit VSG te meparshem aktiv. Boothroyd thekson qe ky eshte i njejti mekanizem me ane te cilit linfocitet B qe prodhojne antitrupa, rregullojne ADN-s e tyre per ti bere balle numrit praktikisht pa fund te infeksioneve te jashtme te mundshme.
 
Le Scienze Prill 2009