sabato 14 maggio 2011

Trajtimi i Femijeve me Sinuzit

Sinuziti tek femijet me simptoma respiratore eshte i rralle, por , ne ata qe kane sinuzit, trajtimi me antibiotike mund te permiresoje rezultatet.
Dobia e antibiotikeve tek femijet me sinuzit nuk eshte i qarte. Ne nje studim te randomizuar, qorr i dyfishte (pacientet dhe grupi qe drejton studimin nuk e dine trajtimin), 56 femije (mosha nga 1-10 vjec) me diagnoze klinike sinuziti moren ose amoksiciline (90 mg/kg) plus klavulonat kaliumi (6.4 mg/kg) ose placebo per 14 dite. Sinuziti u perkufizua si paraqitje e vazhdueshme e simptomave (rrjedhje hundesh, kolle diten) per >10 dite, perkeqesim te simptomave nga dita e gjashte ose simptoma te renda (temperature >= 38.9 C  dhe rrjedhje sekrecionesh purulente nga hunda) per te pakten 3 dit rresht. Nga 2135 femijet me simptoma te rrugeve te larta te frymemarrjes (RLF) qe u analizuan per tu zgjedhur,  vetem 139 (6.5%) kishin kriteret  per sinuzitin.

Prinderit u kontaktuan çdo dite, dhe femijet u konsideruan te kuruar nese piket e gjendjes klinike bienin me 50%. Femijet qe moren antibiotike kishin me shume mundesi te kuroheshin (50% vs 14%) dhe kishin me pak mundesi qe trajtimi te mos funksiononte (14% vs 68%). Efektet anesore, si diarrea, ishin me te zakonshme te grupi i trajtuar me antibiotike (44% vs 14%).

Komente (nga Howard Bauchner, MD) : 2 rezultate dalin nga ky studim. E para, sinuziti nuk eshte i zakonshem tek femijet me simptoma RLF. E dyta, antibiotiket permiresojne rezultatet klinike tek femijet me sinuzit.
 
Publikuar ne Journal Watch Pediatrics and Adolescent Medicine, Korrik 2009.
 
Citime:
Wald ER et al. Effectiveness of amoxicillin/clavulanate potassium in the treatment of acute bacterial sinusitis in children. Pediatrics  2009 Jul; 124:9.
Artikulli i plote [Link] (Mund te kerkohet regjistrim)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)