venerdì 20 maggio 2011

Troponina e Larte pas nje Nderhyrje By-Passi Koronar: Cfare do te Thote?

Vezhgime sugjerojne se nivele shume te larta te troponines T (TnT) parashikojne pasojat e nderhyrjes.


Per te gjetur kuptimin klinik te rritjes se troponines kardiake pas nje nderhyrje by-passi te arteries koronare (eng. coronary artery bypass grafting) , kerkuesit kane studjuar te dhenat e 847 pacienteve te njepasnjeshem qe i jane nenshtruar nderhyrjes ne nje qender te vetme amerikane. Niveli  mesatar maksimal i TnT te marre brenda 24 oresh nga nderhyrja ishte 1.08 ng/mL. Nivelet e TnT ishin >= 0.15 ng/mL ne 96.6% te pacienteve dhe 36.7% kishin nivele TnT >=1.6 ng/mL. Vale te reja Q ose bllokime te deges se majte te perçimit (eng. left bundle-branch block , ita. blocco di branca sinistra) ndodhen vetem ne 17 paciente (2%) ne diten pas nderhyrjes.

Nivelet TnT pas operacioni lidhen ne perpjestim te drejte dhe nga ana statistikore me gjatesine e qendrimit ne terapi intensive, kohezgjatjen e ventilimit mekanik pas operacioni dhe qendrimin ne spital. Vlerat mesatare maksimale te TnT gjate 24 oreve te para ishin me te larta ne 9 paciente qe vdiqen brenda 30 ditesh pas nderhyrjes krahasuar me ata qe mbijetuan (3.41ng/mL vs 1.07 ng/mL). Paaftesia kardiake (eng. heart failure , ita. insufficienza cardiaca) ose vdekja u verifikua ne 18 paciente; mesatarja e nivelit te TnT ne kete grup ishte me i larte se sa ne pacientet me asnje nga keto rezultate. Ne nje analize multifaktoriale te perpunuar nga Society of Thoracic Surgeons risk score, vlerat e TnT parashikonin vdekjen pas operacionit, vdekjen nga paaftesia kardiake, vdekjen ose trajtimin me vazopresore .

Komente (nga Joel M. Gore, MD):  Perqendrime e larta te Troponines T shihen pothuajse ne te gjithe pacientet me nderhyrje by-passi koronar. Keto rezultate sugjerojne qe nje rritje teper e larte e TnT menjehere pas by-passi tregon nje prognoze te dobet dhe se matja e troponines, edhe pse jo e nevojshme ne te gjithe pacientet pas nderhyrjes , mund te ndihmoje per te kuptuar pasojat klinike te voneses ne sherim. Po behen tentativa per te identifikuar , parandaluar dhe trajtuar shkaqet e leshimit te TnT gjate dhe pas nderhyrjes se by-passit.

Publikuar ne Journal Watch Cardiology me date 30 shtator 2009.

Citime :

Mohammed AA et al. Prospective, comprehensive assessment of cardiac troponin T testing after coronary artery bypass graft surgery. Circulation 2009 Sep 8; 120:843.

Artikulli i Plote [Link] (Mund te kerkohet regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Gratis)