mercoledì 11 maggio 2011

Unaza

Ishte dita e fundit e gushtit,e premte 31.
Mu duk e veshtire te pranoja refuzimin tend qe te mos haje me. Ate dite ti as me goje nuk me fole me. Qendroje atje ne shtrat e heshtur, thuajse ne gjendje kome.
Duke te ledhatuar duart qe te flije e qete, kapa unazen tende ne njerin gisht dhe iu drejtova mamit qe rrinte ulur ne divanin tjeter: -`Unazen e nenes do e marr une.....nese ndodh ndonje gje....´
Ti qendroje atje e heshtur, nuk beje ze. I hape syte dhe me pe per here te fundit. Tu mbushen syte me lot, dhe me nje fuqi te jashtzakonshme (nuk e di ku e gjete forcen) me more doren dhe ma puthe.
Ishte takimi yne i fundit.
Dy dite para se te mbyllje syte perhere, mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova. Ti e kishe hequr, ishe stermunduar gjithe naten, qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes. Sot e kam ne dore ate unaze, s'kam per ta hequr me.
Mbasditen e 5 shtatorit ti mbylle syte, aq e qete. A thua vdekja nuk eshte aq e tmerrshme sa thone? Kisha frike nga vdekja, por ti me bere te forte. Flm qe me dhe mundesine te te qendroja prane deri ne fund.
Per dy muaj e tre dite ju humba te dy, por e di qe tani jeni bashke dhe me shikoni qe atje larte.Tani kam dy engjej mbrojtes qe mendojne per mua.
Ju dua shume.
Per gjyshin dhe gjyshen me te mire ne bote.
I perjetshem qofte kujtimi juaj!!!!
 
Erjola Kola
Fier
Shqiperi