domenica 15 maggio 2011

Zgjedhja e Linfociteve NK (Natural Killers)

Fale nje teknike te mikroskopise me shpejtesi te larte u be e qarte se si keto qeliza te sistemit imunitar "vendosin" nese duhet te vrasin apo jo qelizat me te cilat futen ne kontakt.

Qeliza Natural Killer
Duke perdorur nje teknike te mikroskopise me shpejtesi te larte, nje grup kerkuesit te Imperial College of London  kane arritur te bejne te qarte si qelizat NK marrin vendimin per te vrare ose per te lene te gjalle qelizat me te cilat futen ne kontakt. Rezultatet e kerkimit u publikuan ne nje artikull ne revisten "PLoS Biology" .

Qelizat NK jane nje nga perberesit kryesore te sistemit imunitar te lindur, gati per te qene vija e pare per shkaterrimin e qelizave tumorale dhe atyre te infektuara nga viruset dhe bakteriet.

"Duke konsideruar qe qelizat NK luajne nje rol te rendesishem ne pergjigjen tone imunitare kunder kancereve dhe semundjeve , dime akoma pak rreth funksionimit te tyre, se si veprojne dhe si nderveprojne me qelizat qe prekin. Ky studim rrit ne menyre te ndjeshme dijen tone rreth menyres se si qelizat NK dallojne qelizat e shendetshme nga ato te semura" , shpjegon Dan Davis, qe ka drejtuar kerkimin.

"Prej kohesh dihej qe proteinat e siperfaqes te qelizave NK marrin pjese ne pergjigjen e pyetjes "te vrasesh apo te mos vrasesh?", por deri tani nuk dinim si ketij problemi ti jepnim pergjigjen e sakte".

Cdo qelize NK ka dy receptore qe nderveprojne me proteinat e siperfaqes se qelizave me te cilat futen ne kontakt: receptoret e aktivizimit, qe nisin mekanizmin e vrasjes se qelizes, dhe ato bllokues, qe i mbajne te çaktivizuar.

Davis dhe koleget e tij kane zbuluar qe nese nje qelize eshte e infektuar ose tumorale, ndervepron me shume receptore aktivizimi te qelizes NK qe ne kete pike "ndalet" dhe fillon te zgjerohet rreth saj.  Gjate ketij procesi vazhdon "te lexoje" sinjalet e aktivizimit dhe çaktivizimit te qelizes qe po analizohet, per te vleresuar peshen relative: nese ato te aktivizimit mbizoterojne, qeliza NK zgjat kontaktin me qelizen dhe fillon ta vrase. Perndryshe nese mbizoteron nderveprimi me receptoret bllokues, ndahet nga qeliza dhe vazhdon kerkimin e saj.

Le Scienze Online 29 Korrik 2009

Artikulli i Cituar:
Fiona JC, et al . Natural Killer Cell Signal Integration Balances Synapse Symmetry and Migration. PLoS Biology July 2009  [Link]