martedì 17 maggio 2011

Zigota dhe Sistemi Imunitar i Nenes

PYETJE
Pse zigota nuk sulmohet nga sistemi imunitar? Pse nuk konsiderohet si diçka e huaj nga sistemi imunitar i nenes?

Fetusi

PERGJIGJE
Sistemi imunitar na lejon ti pergjigjemi ne menyre efektive sulmeve qe i behen organizmit tone nga agjente te jashtem. Ne kete menyre viruse, bakterie dhe organizma te tjere eleminohen nga trupi jone.

Ruajtesit jane lloje qelizash specifike, si linfocitet T , qe sterviten per te njohur strukturat proteinore dhe glikolipidike qe nuk i perkasin organizmit nga ku e kane prejardhjen. Ne kete menyre, organizmi jone njeh per te huaja edhe qelizat nga nje person tjeter, duke shkaktuar keshtu probleme me pershtatshmerine imunologjike siç mund te vezhgohet ne rastet te transfuzioneve te gjakut ose trapianteve te organeve.

Gjithsesi, ne disa situata te veçanta, fiziologjike ose patologjike, keto mekanizma nuk funksionojne. Per shembull, ne shtatzani nena mban brenda saj nje organizem te tere me te cilin ndan vetem gjysmen e gjenomes se vet duke qene se pjesa tjeter vjen nga babai. Kjo ben qe qelizat e fetusit te paraqesin struktura proteinore qe jane te ndryshme nga ato te nenes por qe gjithsesi tolerohen prej saj sikur te mos ishin te tilla. Shpjegimi i ketij fenomeni te çuditshem nuk eshte akoma plotesisht i qarte, por ne 20 vitet e fundit jane bere studime qe sugjerojne dhe ne ndonje rast te tregojne mekanizmat pergjegjes per tolerancen nene-fetus.

Perpara ketyre studimeve, shpjegimi qe tentohej ti jepej ishte ai i nje aktiviteti me te ulet te sistemit imunitar te pergjithshem, por qe u pergenjeshtrua menjehere duke qene se grate shtatzene i pergjigjen me menyre normale sulmeve te mikroorganizmave te jashtem. Por, idea fillestare qe sistemi imunitar modulohet gjate shtatzanise eshte e sakte, sepse ekzistojne mekanizma kontrolli qe bejne te mundur qe fetusi te mos hidhet nga nena. Mekanizmat kryesore veprojne pikerisht mbi linfocitet T : qelizat e embrionit qe hyjne ne kontakt me rrjetin e eneve te gjakut te nenes, te quajtura citotrofoblaste, jane ne gjendje te vrasin qelizat T qe kane potencial veprues, duke u mbrojtur keshtu nga sulmi i tyre. Ky veprim gjithsesi ndodh vetem me piken e kontaktit nene-fetus, pa prekur funksionet e pergjithshme te sistemit imunitar te nenes. Jo gjithmone eshte e nevojshme eleminimi fizik i qelizave : ekzistojne sisteme te tjera qe çojne ne nje bllokim te thjeshte te aktivitetit te tyre mbrojtes.

Disa nga mekanizmat e induksionit te tolerances nene-fetus jane themelore per evolucionin e sakte te fetusit dhe permbushjen e shtatzanise: ekzistojne ne fakt raste abortesh te perseritshme si pasoje e mutacioneve ne nivelin e ADN-s qe bllokojne sistemin imunitar ose ndalojne fetusin qe ti bllokoje keto qeliza te sistemit imunitar. Mekanizma te tjera nuk jane te nevojshem ne raste shtatzanie normale, por mund te jene themelore per mbrojtjen imunitare te fetusit ne rast infeksionesh dhe situatave te tjera te stresit, ku sistemi imunitar i nenes eshte aktiv ose reagon ne menyre anormale.

Si konkluzion, eshte e qarte si bllokimi i sistemit imunitar eshte i nevojshem per fetusin per te mbijetuar, por nuk duhet te shkaktoje nje imunobllokim te pergjithshem per te mos prishur shendetin e nenes. Pa dyshim, misteri i jetes merr bukurine e tij edhe nga ky raport intrigues ndermjet dy organizmave, nje nder me interesantet qe mund te zhvillohej kurre.

Pergjigje nga Maurizio Pellegrino
Departamenti i Gjenetikes, Biologjise  dhe Biokimise
Universiteti i Torinos


Shkrim i paraqitur ne faqen Ulisse