giovedì 2 giugno 2011

Abcesi Spinal Epidural (ASE)

Disa shenime klinike mbi abcesin spinal epidural. Shkaqet kryesore, simptomat dhe menyrat e diagnostikimit.


Shkaqet e nje abcesi spinal epidural (ASE)
Pothuajse ne gjysmen e te gjitha rasteve te nje ASE, bakteriet arrijne ne hapesiren epidurale me ane te gjakut (p.sh ne rastet e nje kateteri venoz central, perdorimi i ilaçeve intravenoz ose infeksionet e rrugeve urinare qe kane lidhje me kateterin). Ne 1/3  e rasteve, bakteriet arrijne ne hapesiren epidurale me ane te nje zgjerimi nga pozicioni fillestar (si ne rastet e osteomielitit ose kateter spinal per analgjezi ose ne rastet e ulçerave nga presioni). Infeksionet qe fillojne si nje ASE mund te çojne ne komplikime te metejshme infektive te cilat mund te jene te lokalizuara (si psh osteomieliti vertebral) ose sistemike (si psh endokarditi).

Simptomat e ASE
Tre simptomat me te zakonshme qe mund te gjenden ne nje ASE jane dhimbja e kurrizit (ne rreth 3/4 e pacienteve), temperature (ne rreth 1/2 e pacienteve) dhe deficit neurologjik (ne rreth 1/3 e pacienteve. Gjithsesi, duhet te kihet parasysh qe keto tre simptoma jane te njekohshme vetem ne nje numer te vogel pacientesh dhe se ne shumicen e rasteve mund te paraqiten vetem nje ose dy prej tyre. Gjithashtu kohezgjatja e simptomave perpara shtrimit ne spital (nga 1 dit deri ne 2 muaj) dhe grada e perparimit nga njera faze ne tjetren (deficiti neurologjik dhe nje paraplegji e mundshme mund te zhvillohet brenda pak oresh ose ditesh) jane shume te ndryshme nga njeri rast ne tjetrin.

Diagnoza e nje ASE
Diagnoza e nje ASE mund te dyshohet ne baze te gjetjeve klinike dhe mbeshtetet nga analizat e laboratorit por mund te konfirmohet vetem me ane te imazherise. Rezonanca magnetike (RM) me kontrast intravenoz gadolini dhe mielografia e ndjekur nga tomografia e kompjuterizuar e shtylles kurrizore jane mjaft te ndjeshme (>90%) per diagnozen e nje ASE . RM eshte me pak invazive dhe percakton me mire si shtrirjen ne gjatesi te abcesit ashtu edhe zgjerimin paraspinal (themelor per nje nderhyrje kirurgjikale te mundshme) dhe mund te  ndihmoje per te dalluar nje infeksion nga nje kancer duke u bazuar ne pamjen dhe intensitetin e sinjalit te imazhit.

(NEJM Nentor 2006)

(Falenderoj Marsida Kasa per korregjimin e ketij shkrimi)