sabato 18 giugno 2011

Abdomeni Akut

Dhimbja abdominale akute eshte nje dhimbje me fillim te menjehershem, qe mund te zgjase per disa ore ose dite, dhe mund te shkaktohet nga nje sere situatash ose semundjesh. Kjo lloj dhimbjeje abdominale eshte nje ankim fizik i perhapur. Ndonjehere lind si pasoje e nje stipsi (mungese evakuimi per nje kohe te gjate) ose nga nje konsumim i tepert ushqimesh dhe largohet pa pasur nevoje per trajtim mjekesor. Ne raste te tjera, gjithsesi, dhimbja mund te jete nje shenje alarmi per dicka shume me serioze. E shoqeruar nga simptoma si nauzea te vjellurat ose temperatura bashke me disa shenja fizike (shih me tej) sugjeron probleme abdominale dhe mund te kerkoje trajtim kirurgjikal. Zakonisht kesaj situate mjeket i referohen si abdomen akut. Gjithashtu ka disa gjera shtese nese dhimbja ndodh tek te sapolindurit, femijet, grate ose personat e moshuar.




INDIKACIONET PER ABDOMEN AKUT
- Dhimbje abdominale
- Tkurrje e muskujve te abdomenit dhe shqetesim kur doktori shtyp mbi bark.
- Forcim i muskujve te abdomenit.
- Rritje e dhimbjes ose shqetesimit kur doktori ndalon ne menyre te papritur shtypjen ne nje zone te lokalizuar te abdomenit (shenja e Bloomberg)
- Leukocitoze (rritje e numrit te qelizave te bardha te gjakut)

ANALIZAT QE VLERESIMIN E ABDOMENIT AKUT
- Analiza gjaku dhe urine
- Radiografi te kraharorit dhe abdomenit
- Ultratingujt (analize e organeve te barkut ose hapesirat me ultratinguj)
- Skanime me tomografi te kompjuterizuar (Teknike qe perdor rreze X dhe perpunim me kompjuter per imazhe me detaje me te medha)
- Endoskopia (kalimi i nje tubi nga goja per analizen e pjeses se siperme te rrugeve gastrointestinale ose kalimi i nje tubi nga rektumi per vrojtimin e pjeseve te uleta)
- Angjografia (per analizen e eneve te medha te gjakut)
- Skanime me radionuklide (injeksione me radionuklide per te identifikuar burime gjakderdhjeje ne zorre)

KONSULTONI DOKTORIN TUAJ NESE...
- Dhimbja eshte e forte, perseritet dhe zgjat (me teper se 6 ore)
- Dhimbja shtohet ose ju ndalon te ushqyerit ose levizjen
- Barku juaj eshte i fryre dhe i tkurrur
- Dhimbja shoqerohet me paaftesi per te urinuar, per te kryer jashtqitjet ose nxjerrje gazrash.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi abdomenin akut .]

Burimi : JAMA Tetor 2006