sabato 4 giugno 2011

Alternativa per Warfarin ne Tromboemboline Venoze

Dabigatran eshte i sigurte dhe efikas dhe paraqet avantazhe ne krahasim me warfarinen.


Dabigatran eshte nje bllokues i drejteperdrejte oral i trombines dhe ndryshe nga warfarin, mund te jepet me doze fikse dhe nuk ka nevoje per monitorim laboratori.

Ne kete studim te ri qorr te dyfishte (eng. double-blind , ita. doppio-cieco) te sponsorizuar nga kompania, me shume se 2500 paciente me tromboemboli venoze akute (69% vetem me tromboze venoze te thelle, 21% vetem me emboli pulmonare dhe 10% me te dyja) u randomizuan (u ndane ne menyre te rastesishme) qe te merrnin ose warfarin ose dabigatran pas nje terapie fillestare me heparine. Ne distance 6 mujore, u pane ndryshime domethenese mes grupeve te dabigatranit dhe warfarines per sa i perket rasteve te riperseritjes se tromboembolise venoze (2.4% vs 2.1%) dhe episodeve hemorragjike te renda (1.6% vs 1.9%). Nese konsideroheshin episodet hemorragjike te renda bashke me ato hemorragjike jo te renda por gjithsesi te rendesishme nga pikepamja klinike, keto ishin me pak tek grupi i dabigatranit (5.6% vs 8.8%). Nje efekt anesor, dispepsia, ndodhte me shpesh ne grupin e dabigatranit se sa ne ate te warfarines (3.1% vs 0.7%).

Komente (nga Allan S. Brett, MD): Dabigatran, i cili nuk eshte aprovuar akoma nga Food and Drug Administration (FDA), duket i krahasueshem me warfarinen per sa i perket efikasitetit dhe sigurise ne pacientet me tromboemboli venoze. Avantazhi i tij, krahasuar me warfarinen, eshte qe nuk kerkon monitorim me analiza laboratori ose ndryshime doze. Nje bllokues i drejteperdrejte oral i trombines, ximelagatran, ishte efektiv por nuk mori miratimin e FDA per shkak te toksicitetit hepatik; gjithsesi, dabigatran nuk ka treguar kete problem ne studimet qe jane kryer mbi te.
Vini re qe si dabigatran edhe rivaroxaban (nje bllokues i drejteperdrejte oral i faktorit Xa) kane marre miratimin per perdorim ne Kanada dhe ne disa shtete Evropiane per profilaksin e tromboembolise venoze te thelle pas nje nderhyrje kirurgjikale ne gju dhe ne pelvis (eng. knee and total hip arthroplasty) por akoma jo per fibrilacion atrial ose trajtimin e tromboembolise venoze te thelle.

Publikuar ne Watch General Medicine Dhjetor 2009

Citime:
Schulman S et al. Dabigatran versus warfarin in the treatment of acute venous thromboembolism. N Engl J Med 2009 Dec 10; 361:2342. [Artikulli i Plote] (Mund te kerkohet regjistrim)
Abstrakt ne Pubmed [Link]
(Falenderoj Marsida Kasa per korregjimin e ketij shkrimi)