sabato 11 giugno 2011

Arteriti Temporal

Arteriti temporal (i quajtur edhe arteriti me qeliza te medha) eshte nje gjendje klinike e shkaktuar nga inflamacioni (pergjigje ndaj nje demtimi qelizor) i arteries temporale, qe leviz ne zonen temporale prane veshit. Arteriet e tjera (enet e gjakut qe trasportojne oksigjen ne gjak) mund te jene te interesuara, sidomos ato qe ushqejne koken dhe syte. Arteriti temporal ndodh me shpesh tek grate dhe kap pothuajse ne te gjitha rastet njerez te moshave mbi 50 vjeç.



Ne arteritin temporal, inflamacioni ben qe arteriet te ngushtohen, duke ulur fluksin e gjakut drejt kokes. Eshte nje semundje serioze qe ndryshon ne grade por shpeshhere mund te trajtohet ne menyre te suksesshme. Shkaku i vertete i arteritit temporal nuk dihet, por mendohet te jete nje reaksion autoimunitar (nje reaksion ne te cilin sistemi imunitar vepron ne menyre jo te duhur) ne shtresat e brendshme te arterieve.

Simptomat e arteritit temporal mund te ndryshojne nga pacienti ne pacient por shpeshhere perfshijne:
- dhimbje koke qe mund te jete e lehte ose e rende dhe mund te perfshije pulsime.
- dhimbje ose fortesi ne zonen temporale ose ne skalf.
- qerrim ose mungesa shikimi fokale ne njerin sy ose shikim te mjegulluar.
- dhimbja ne nofull, sidomos kur flet ose pertyp.
- dhimbje ose veshtiresi ne levizje te shpatulles.
- lodhje dhe humbje peshe.
- temperature

Simptoma te tjera me pak te zakonshme:
- dhimbje ne gjuhe, goje ose fyt.
- kolle e thate.

Doktori juaj mund te diagnostikoje nje arterit temporal me ane te nje biopsie - heqje dhe ekzaminim i nje cope te vogel te arteries se interesuar. Ai ose ajo mund te kontrolloje shpejtesine e sedimentimit eritrocitar (eng. erythrocyte sedimentation rate, ita. velocità di eritrosedimentazione), nje test qe zakonisht paraqitet abnormal ne arteritin temporal.

Trajtimi zakonisht eshte efektiv dhe perfshin terapi me kortizon per te vepruar mbi sistemin imunitar. Eshte e rendesishme te fillohet menjehere terapia per te parandaluar nje humbje permanente te shikimit. Mund tu duhet te merrni ilaçet per nje periudhe te gjate per te bere qe semundja te mos perseritet.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi arteritin temporal.]