domenica 19 giugno 2011

Autizmi: Neuronet Pasqyre nuk Kane Lidhje

Rezultati, publikuar ne numrin e fundit te revistes Neuron, permbys teorite qe paraqesin nje keqfunksionim te neuroneve pasqyre (ita. neuroni specchio, eng. mirror neurons) si origjine te veshtiresive te nderveprimeve sociale qe paraqesin subjektet me autizem.


Ky sistem, sipas dijeve aktuale, eshte i perbere nga dy hapesira cerebrale qe kane nje karakteristike te veçante: jane te dyja te aktivizuara kur kryejme levizje dhe kur vezhgojme dike tjeter te beje te njejten gje. Per shume vite mendohej qe keto hapesira jane themelore per kontrollin e levizjes, duke qene se subjektet me demtime te ketyre zonave vuajne nga deficit motore. Vetem pak kohe me pare u zbulua qe ato aktivizohen kur shohim te tjeret.

Per kete arsye u hodh hipoteza qe ky aktivitet paraqet nje proces "simulimi i levizjes" qe ben te mundur kuptimin dhe qellimet e levizjeve te atyre qe shohim.

Qe procesi i simulimit te funksionoje ne menyre te rregullt, gjithsesi, eshte e nevojshme qe te simulohen ne menyre te njejte levizjet e atij qe vezhgojme. Kjo do te thote qe neuronet ne brendesi te sistemit pasqyre duhet te njohin levizjet dhe ti pergjigjen ne menyre te perzgjedhur seciles prej tyre (perndryshe do ngaterronim levizjet e ndryshme dhe do tu jepnim qellime jo te sakta personave qe vezhgojme).

Duke qene se subjektet me autizem kane veshtiresi komunikimi social dhe ne kuptimin e emocioneve dhe e qellimeve te te tjereve, eshte hipotizuar qe ajo mund te jete pasoje e nje keqfunksionimi te sistemit te neuroneve pasqyre. Kjo hipoteze mori nje vemendje te madhe, si nga ana e literatures shkencore edhe nga shtypi.

Per te verifikuar me gjere kete teori, kerkuesit i kerkuan disa subjekte me autizem dhe nje grupi kontrolli te vezhgojne dhe te kryejne levizje te ndryshme nderkohe qe u kryhej nje skanim trurit te tyre me ane te nje teknike imazherie rezonance magnetike funksionale (fRMN) . Matjet e fRMN kane lejuar kerkuesve te vleresojne pergjigjet neurale te zonave te sistemit pasqyre te secilit grup gjate vezhgimeve dhe kryerjes se levizjeve. Rezultatet treguan qe sistemi pasqyre i subjekteve me autizem jo vetem qe pergjigjet ne menyre te fuqishme gjate vezhgimeve te levizjeve por e ben edhe ne menyre  te perzgjedhur. Pergjigjet e sistemit pasqyre tek subjektet me autizem, paraqiten te njejta me ato te subjekteve te shendetshem.

Rezultatet, perfundojne studjuesit,  hedhin poshte hipotezen se origjina e autizmit  ka lidhje me neuronet pasqyre dhe mund te riorientojne kerkimet mbi kete semundje.

Le Scienze Online Maj 2010