sabato 26 febbraio 2011

Bakteriemia e Qendrueshme

Ne raste bakteriemie te qendrueshme (qe nuk zhduket pas nje terapie me antibiotike) ose qe perseritet edhe pas nje terapie me antibiotike duhet te kryhen analiza te metejshme per te gjetur ndonje nga zonat e fshehura nga ku mund te buroje kjo bakteriemi. Ne pacientet e shtruar ne spital, mund te jene kryesisht kateteret ose protezat, tromboflebitet septike ose ndonje infeksion endovaskular. Koha e kerkuar per te pastruar gjakun nga keto bakterie varet nga gjendja e semundjes, por edhe ne rastet e nje endokarditi te komplikuar, analizat e gjakut mund te jene negative pas rreth 1 ose 2 javesh.


Ndonjehere mund te zhvillohet infeksion nga kerpudhat (eng. fungal infection , ita. infezioni fungine) pas nje terapie kunder nje bakteriemie, kjo per shkak se pas nje terapie te gjere me antibiotike per shfarosjen e bakterieve lehtesohet kolonizimi dhe zhvillimi i Kandides ose organizmave te tjere.

“Fakti qe pacienti permiresohet, sdo te thote qe diagnoza eshte e sakte”
(Samuel J. Meltzer)