mercoledì 16 febbraio 2011

Cilet jane Efektet e Alkolit ne Tru?

Nen ndikimin e alkolit, truri perjeton probleme ne funksionimin e zonave te ndryshme:
Lobi frontal : Humbje te arsyetimit, shkakut, bllokimet, te te folures dhe inteligjences
Lobi parietal : Humbje e levizjeve motore te holla, pergjigje motore e ngadalesuar, te dridhura
Lobi temporal: e folur e ngadalesuar, probleme me degjimin
Lobi ocipital: shikim i mjegulluar, probleme me llogaritjen e distances se objekteve
Cerebelum : Moskoordimin i muskujve dhe humbje e balances gjate levizjes
Rrenja e trurit : humbje e funksioneve jetesore


Produkti i reaksionit kimik me te vjeter te studjuar nga njeriu, alkoli, vazhdon tu sjelle sfida kerkuesve. Qe nga punet e para mbi efektet nervore te alkolit mbi sistemin nervor ne fillimshekullin e 20, teori te reja kane dale here pas here. Ajo qe kemi mesuar deri tani eshte qe alkoli eshte sedativ - hipnotik ne fazat akute toksike per shumicen e pacienteve. Ai ul kualitetin e gjumit.  Individet me apne gjumi perjetojne periudha me te gjata dhe me te renda episodesh apnee dhe hipoksie ose mungese te oksigjenit pasi konsumojne alkol.

Ne individe te tjere, gjithsesi, alkoli mund te veproje si stimulues. Eshte e dokumentuar mire lidhja mes alkolit dhe sjelljes violente dhe auto shkaterruese. Ne nivelet toksike, alkoli eshte vazogjerues (shkakton zgjerimin e eneve te gjakut) por ne nivele edhe me te larta, behet vazotkurres, duke tkurrur enet e gjakut dhe duke rritur presionin e gjakut duke rritur intensitetin e dhimbjes se kokes. Kerkuesit gjithashtu kane dokumentuar efektet e alkolit ne fetusin ne zhvillim. Afersisht ne nje te treten te te gjithe femijeve te lindur nga nena te alkolizuara do te zhvillohet ajo qe merr emrin sindroma ose efektet alkolike fetale (SAF ose EAF) duke shkaktuar disfunksion qe perfshin edhe problemet e mungeses se perqendrimit dhe kuocient te inteligjences te ulet.  Gjithashtu ne keta te sapolindur paraqiten edhe anomali te rritjes dhe fytyres.

Ne fillimet e 1900, H. Meyer dhe Charles Ernest Overton teorizuan se efektet e alkolit vijne si pasoje e ndryshimit te dhjamrave ne membranat qelizore. Kjo teori, gjithsesi, kerkon nivele me te larta alkoli se sa ato qe vezhgohen klinikisht. Nje teori me e afert, e mbeshtetur nga disa kerkues, thote qe efektet e alkolit mund te jene pasoje e efektit qe ka mbi  kanalet jonike te voltazhit dhe ato te mbrojtura nga lidhje (eng. ligand-gated ion channels), kanale qe kontrollojne aktivitetin neural. Jane te njohura dy kanale te mbrojtur nga lidhje, ato bllokuese (receptoret GABA dhe receptoret e glicines te ndjeshem ndaj striknines) dhe ato stimuluese N-metil-D-aspartati (NMDA) dhe kanalet jo-NMDA te aktivizuar nga glutamati si dhe receptoret e serotonines nentipi 5HT3.

Aspektet bllokuese ndodhin kur ndodh nje hiperpolarizim i neuroneve, pasoje e nje futjeje te joneve klor. Neuronet behen me pak te afte per te arritur potencialin membranor limit. Receptoret e stimulimit varen nga receptoret NMDA dhe ato jo-NMDA glutamati qe kontrollojne futjen e joneve natrium dhe kalcium qe lidhen me neurotrasmetuesit (glutamati dhe aspartati) dhe deporalizon membranen neurale. Receptoret NMDA duket se lejojne nje kalim me te larte kalciumi, i cili vepron si katalizator per disa reaksione intraqelizore.

Ekspozimi kronik ndaj alkolit duket qe ndryshon receptoret NMDA dhe kjo mund te luaje nje rol ne simptomat klinike te ndalimit te alkolit. Studimet in vitro kane demostruar nje rritje te vendlidhjeve te MK801 (dizoçilpina) ne neuronet e ekspozuar ne menyre kronike ndaj alkolit. Kjo rritje mund te jete pasoje e procesit te pershtatjes, ne te cilen duhen nivele te larta alkoli per te shkaktuar simptomat klinike te dhe eksperimentale te intoksikimit. NMDA mund te shkaktoje nje rritje te simptomave epilektike. Minjte qe ishin ekspozuar ne menyre kronike ndaj niveleve te larta te alkolit kane treguar nje rritje te receptoreve NMDA dhe aktivitetit epileptik te lidhur me NMDA. Antagonisti i NMDA , MK801  ka treguar nje ulje te grades se simptomave epileptike ne keta minj ne fazen e ndalimit. Me ane te nje procesi kompleks te pompave ionike membranore dhe stimulimi neurotrasmetuesish, po kuptohen me mire efektet e alkolit dhe te lenies se tij.

(Pergjigje dhene nga Anthony Dekker, Drejtor i Ndihmes ambulatoriale dhe shendetit te komunitetit ne Phoenix Indian Medical Center)

Pergjigje e publikuar ne faqen online te revistes "Scientific American"

“Edhe pse kinezet perdornin opiumin si ilaç, nuk kishte nje varesi te gjere derisa erdhen anglezet”
(Robert Trout)