domenica 19 giugno 2011

Diagnoze Diferenciale e nje Mase Skrotale tek nje Individ i Ri

Masat skrotale mund te jene pasoje e nje kanceri, inflamacioni ose difekte anatomike. Diagnoza diferenciale e nje mase skrotale tek nje individ i ri perfshin kancerin testikular, hidrocelin, spermatocelin, hernia inguinale, epididimit - orkit , traume dhe cist epidermoid. Masat beninje jane me te zakonshme se ato malinje.


Ku pacienti paraqet nje dhimbje testikulare dhe enjtje, mund te jete e veshtire te behet dallimi ndermjet kancerit dhe infeksionit. Nje cikel antibiotikesh, shpesh here i pershkruar, mund te coje ne nje vonim te diagnozes qe nuk mund te lejohet, sidomos nese pacienti nuk ben vizita te metejshme per ta ndjekur ceshtjen. Nje vonese ne kancerin testikular mund te ndikoje ne gjetjen e tij ne nje faze te avancuar dhe mund te ndikoje ne rezultatet e kures.

Pjesa me e madhe e masave inflamatore skrotale japin dhimbje, ndersa arsyet joinflamatore, perfshire kancerin, paraqiten pa dhimbje ne shumicen e rasteve. Gjithsesi, dhimbja akute mund te jete ne 10% te pacienteve me tumor testikular, zakonisht si pasoje e gjakderdhjes brenda tumorit ose epididimiti qe mund te jape nje enjtje akute dhe dhimbje. Nje paraqitje akute enjtje dhe dhimbje testikulare nuk perjashton diagnozen e kancerit testikular. Hidroceli dhe hernia shpeshhere zhvillohen gradualisht dhe jane kronike, ndersa nje fillim i menjehershem eshte me teper karakteristike e nje infeksioni ose torsioni (kthim rreth aksit te vet).

New England Journal of Medicine (NEJM) Janar 2007