giovedì 2 giugno 2011

Difektet qe ne Lindje te Lidhura me Perdorimin e Antibiotikeve Gjate Shtatzenise

Sulfonamidet dhe nitrofurantoinat kane lidhje me difektet qe ne lindje.


Ilacet antibakteriale jane nder ilacet me te perdorura gjate shtatzenise. Kerkuesit analizuan te dhenat nga nje studim kombetar i difekteve ne lindje per te krahasuar perdorimin e antibiotikeve ne 13.155 nena me femije qe kane te pakten nje difekt te madh qe ne lindje dhe 4941 nena foshnjesh pa difekte te zgjedhura ne menyre te rastesishme, te gjithe nga e njejta zone gjeografike dhe te lindur ne te njejten periudhe (1997-2003). Te dhenat e perdorimit te antibiotikeve u moren me ane te intervistave telefonike nga 6 jave deri ne 2 vjet pas shtatzenise. Ekspozimi ndaj antibiotikeve u perkufizua si perdorim gjate muajit para dates se stimuar te mbetjes shtatzene deri ne fund te trimestrit te pare; 14% e grupit te rasteve me difekte dhe 13% e grupit te kontrollit kane perdor antibiotike gjate kesaj periudhe.

Sulfonamidet kishin lidhje me gjashte nga difektet me te medha duke perfshire anencefali (Odds Ratio 3.4) dhe sindromen e hipoplazise se zemres se majte (OR, 3.2). Nitrofurantoinat kishin lidhje me kater difekte (perfshire sindromen e hipoplazise se zemres se majte; OR 4.2) dhe eritromicinat kishin lidhje me dy difekte. Penicilinat, cefalosporinat dhe kinolonet kishin lidhje me nje nje difekt.

Komente (Nga Howard Bauchner, MD)
: Autoret nenvizojne limitet e ketij studimi retrospektiv duke perfshire limitimin me te madh qe rastesia nuk mund te percaktohet. Gjithsesi, rezultatet jane te sigurte. Penicilinat, eritromicinat dhe cefalosporinat paraqiten si te sigurte. Sulfonamidet dhe nitrofurantionat paraqiten te kene lidhje me difekte qe ne lindje dhe duhet te shmangen nese eshte e mundur. Kinolonet, qe nuk jane perdor shpesh nga grate e ketij studimi, nuk jane te rekomanduar per perdorim gjate shtatzanise.

Publikuar ne Journal Watch Pediatrics and Adolescent Medicine Nentor 2009

Citime:
Crider KS et al. Antibacterial medication use during pregnancy and risk of birth defects: National Birth Defects Prevention Study. Arch Pediatr Adolesc Med 2009 Nov; 163:978.
Artikulli i plote (Mund te kerkohet regjistrim)
Abstrakt ne Pubmed (Falas)