domenica 19 giugno 2011

Efektet e Lenies se Duhanit

Lenia e Duhanit Sjell Shume Dobi

Pacientet e çdo moshe mund te perfitojne nga lenia e duhanit. Permiresimi fillon qe ne javet e para pas lenies se duhanit me nje permiresim te funksionit te mushkerive dhe nje tolerance me te mire te lodhjes. Simptomat e frymemarrjes ulen edhe pse mund te duket sikur perkeqesohen sepse ka nje rritje te sekrecioneve (qe jane mbetje te duhanit ne mushkeri) dhe rritje te kolles por kjo gjendje nuk zgjat shume [1]


1 vit pas lenies se duhanit ulen rreziku per semundjet e zemres deri ne 50% te atyre qe pijne dhe ne rreth 15 vjet arrin vlerat e atyre qe nuk pijne! Vdekja nga çdo lloj faktori ulet brenda 2 vitesh nga lenia e duhanit [2]

Rreziku i nje iktusi ulet ne menyre te ndjeshme. Edhe pse rreziku per kanceret e mushkerive dhe kancereve te ndryshme nuk ulet kurre ne nivelet e atyre qe nuk pijne,ai ulet deri ne 50% pas 10 vjetesh nga lenia e duhanit.

Edhe ata qe e lene duhanin pas moshes 65 vjec ,i shtojne jetes se tyre mesatarisht 4 vjet ne krahasim me moshataret e tyre qe jane te paafte per ta lene duhanin [3][4]-[6].

Perveç ketyre, nje tjeter dobi e lenies se duhanit eshte edhe permiresimi i  cilesise se jetes.

Bibliografia
[1] Anthonisen NR, Connett JE, Murray RP. Smoking and lung function of Lung Health Study participants after 11 years. AmJ Respir Crit CareMed. 2002;166: 675-679
[2] Kawachi I, Colditz GA, StampferMJ, et al. Smoking cessation in relation to totalmortality rates in women: a prospective cohort study. Ann InternMed. 1993;119:992-1000
[3] Doll R, Peto R, Boreham J, Sutherland I. Mortality in relation to smoking: 50 years’ observations onmale British doctors. BMJ. 2004;328:1519
[4] The Health Benefits of Smoking Cessation: A Report of the Surgeon General. Washington, DC: National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 1990. DHHS publication (CDC) 90-8416
[5] Fletcher C, Peto R. The natural history of chronic airflow obstruction. BMJ. 1977;1:1645-1648.
[6] Taylor DH Jr, Hasselblad V, Henley SJ, ThunMJ,Sloan FA. Benefits of smoking cessation for longevity.Am J Public Health. 2002;92:990-996