domenica 12 giugno 2011

Efekti i Ritalin ne Tru

Kerkimi tregon qe nje prej llojeve te receptoreve dopaminergjik ben te mundur permiresimin e aftesise se perqendrimit, ndersa nje tjeter permireson aftesine e mesimit.

Ritalin (Imazhi 3Dchem.com)


Ritalin eshte nje ilaç i famshem per shkak se perdoret ne sindromen e hiperaktivitetit dhe mungeses se perqendrimit (SHMP) per te permiresuar aftesine e fokusimit mbi nje detyre te femijeve me kete problem. Tani nje kerkim i ri i kryer tek minjte tregon per here te pare qe ai vepron duke rritur aktivitetin e neurotrasmetuesit dopamine.

Kerkimi tregoi ne fakt qe njeri prej receptoreve dopaminergjik ben te mundur permiresimin e aftesive te perqendrimit, ndersa tjetri permireson aftesite e mesimit (ita. apprendimento).

"Kemi vezhguar qe nje receptor i dopamines i njohur si receptori D2, kontrollon aftesite e subjektit te qendroje i perqendruar mbi nje detyre, efekt i njohur terapeutik i ritalin-it" , tha Patrik Janak , kerkues i Ernest Gallo Clinic and Research Center ne Universitetin e Kalifornise ne San Francisko dhe autor kryesor i artikullit te publikuar ne revisten Nature Neuroscience [1] . "Por kemi zbuluar edhe qe nje receptor tjeter per dopaminen, D1, eshte ne baze te saktesise se mesimit.

Kerkimi ka analizuar aftesite e minjve per te kuptuar si me perfituar uje te sheqerosur ne baze te nje sinjali, nje drite ose nje zhurme: grupi i kafsheve qe ju dha ritalin tregoi nje rritje te aftesive te kryerjes se veprimit.

Me pas u pa qe , duke bllokuar receptoret D1, ritalin nuk ishte me ne gjendje te permiresoje mesimin. Eksperimentimi ka bere te mundur keshtu te kuptohet roli i secilit prej receptoreve dopaminergjik ne permiresimin e ekzekutimit konjitiv pas dhenies se ritalin.

Perveç kesaj, u pa qe ne kafshet qe paraqisnin nje permiresim te aftesive te veta pas dhenies se ritalin tregonin nje plasticitet sinaptik me te madh ne amigdale, nje faktor ky i konsideruar themelor ne saktesine e trasmetimit neural.

[1] Patrizia H Janak et al. Methylphenidate facilitates learning-induced amygdala plasticity. Nature Neuroscience March 2010 [Link]

Le Scienze Online Mars 2010