sabato 4 giugno 2011

Elemente qe Duhet te Mbahen Mend ne Rastet e Emergjences

Emergjenca e vendos mjekun perpara nje gjendje te veshtire dhe stresuese. Ai duhet te vendose brenda pak kohesh se si duhet te menaxhohet nje situate e tille. Ketu jane disa keshilla se çfare duhet te marrim parasysh ne keto situata. Ne kete shkrim nuk do te ndalemi ne elementet e ndihmes se pare duke qene se keto do te trajtohen ne nje shkrim tjeter ne te ardhmen. Ne kete shkrim nuk perfshihen te gjithe elementet e mundshem por ato qe jane me kryesoret.


Ne raste pacientesh ne gjendje kritike, duhet te mesoni ti jepni prioritet disa gjerave ne krahasim me disa te tjera. Disa gjera duhet te behen menjehere pa humbur kohe ndersa disa te tjera mund te behen ne nje moment te dyte kur pacienti eshte me i stabilizuar. Duhet te mesoni se cilet jane analizat qe duhet te kerkohen menjehere dhe cilat jane ato qe duhet te kerkohen ne nje moment te dyte. Te gjithe elementet e grupit qe jep ndihmen e shpejte, duhet te dijne se cili eshte roli i tyre ne proçedurat e ndihmes se shpejte dhe secili duhet te mesoje ta kryeje ate rol sa me mire te mundet. Kini parasysh qe ne nje numer te mire rastesh emergjence keni te beni me nje gare kunder kohes dhe se sa me e shpejte te jete menaxhimi dhe diagnoza aq me shpejt mund te vendoset nje terapi e duhur, duke rritur keshtu mundesite qe pacienti te dale nga ajo gjendje akute me sa me pak deme.

Kur merreni me paciente ne gjendje kritike, eshte e keshillueshme te ndiqen protokollet lokale te trajtimit te tyre. Kjo do tu beje te mundur ti jepni ndihmen me te mire dhe sa me te shpejte duke mos harruar elementet kryesore qe duhet te perfshihen. Protokollet lokale duhet te kryhen bazuar ne faktet nga studime te kryera dhe te publikuara si dhe mbi eksperiencen e kolegeve qe jane marre me nje numer te madh rastesh emergjence. Kryerja e ketyre protokolleve mund te bazohet edhe ne statistikat e rasteve kritike te zones duke i dhene prioritet disa elementeve ne krahasim me te tjere.

Eshte e keshillueshme qe te kryhen kurse trajnimi per personelin spitalor dhe jashtspitalor per ti njohur ata me te rejat e fundit rreth rasteve te emergjences dhe ne nje fare menyre per te riperseritur elementet kryesore te ndihmes se shpejte. Ne keto raste do te ishte interesante edhe njohja me problemet kryesore qe mund te perballen keta persona gjate ketyre rasteve te urgjences.

Cdokush qe jep ndihmen e shpejte, duhet te jete i vetedijshem mbi faktin nese eshte ne ambient spitalor ose jashtspitalor. Nderkohe qe ne nje ambient spitalor mund te jete ne gjendje te jape nje ndihme me te gjere, ne nje ambient jashtspitalor kjo ndihme mund te jete me e limituar dhe ne keto raste duhet te kuptoje se kur eshte momenti per te kerkuar ndihmen.

Siguria e pacientit duhet te jete prioritet absolut dhe duhet te kryhet nje sistem i perpikte kontrolli i rregullt per pacientet ne gjendje kritike. Monitorimi i rregullt i pacientit, perveç qe na jep informacione rreth gjendjes aktuale te tij, na jep edhe informacione rreth diagnozave te mundshme duke qene se disa semundje ndjekin nje rrjedhe te ndryshme nga disa te tjera.

Ne nje pacient ne gjendje te rende, prioriteti juaj kryesor eshte:
-te sigurohet nje mirmbajtje e rrugeve te frymemarrjes
- te kontrollohet nese pacienti merr fryme
- te kontrollohet nese pacienti ka puls
Keto elemente jane te vlefshem si ne ambientet spitalore si ne ato jashtspitalore.

Kur nje pacient eshte ne gjendje te rende, gjeja me e rendesishme per te bere eshte nje anamneze e mire e koheve te fundit dhe semundjeve kryesore te tij. Nese pacienti nuk eshte ne gjendje te flase duhet te pyesni personat qe e shoqerojne. Per momentet me kritike nje ndihme shume te madhe mund tu japin grupi i ambulances qe i ka dhene ndihmen e pare. Pyesni per cdo detaj qe ju vjen ne mendje sepse nga mbledhja e atyre informacioneve mund te varet trajtimi i tij.

Te dini se kur dhe si te kerkoni ndihme eshte nje pike tjeter e rendesishme e punes tuaj. Te jesh i vetedijshem deri ne çfare pike je ne gjendje te japesh ndihme te shpehte dhe te kerkosh ndihme nga te tjere perben nje element tjeter profesional qe duhet ta zhvillojme te gjithe.

Te kerkoni analizat e duhura perben nje tjeter aftesi qe çdokush prej nesh duhet te zhvilloje. Ne kerkimin e analizave duhet te kemi parasysh kohen qe mund te kerkohet per ti kryer dhe kohen qe mund te kerkohet per te pasur pergjigjen. Ndonjehere jane analizat me te thjeshta ato qe mund te jene themelore ne gjetjen e arsyes se simptomave. Nese marrim rastin e nje krize epileptike nje matje e glukozes ne gjak eshte nje analize shume e shpejte dhe qe te jep rezultatet ne pak sekonda. Hipoglicemia mund te jete shkaktarja e asaj krize epileptike dhe nje hipoglicemi e tejzgjatur mund te shkaktoje deme ne tru. Nese kerkohen menjehere analiza qe kerkojne kohe per tu bere dhe per te pasur pergjigjen (si psh nje tomografi ose nje rezonance manjetike ose fundja edhe nje elektroencefalograme ne ato raste ku shihet e arsyeshme), atehere te jemi te vetedijshem qe po humbasim kohe ne perjashtimin e disa mundesive te tjera (si hipoglicemia psh). Ne kete pike pervec eksperiences, luajne nje rol te rendesishem edhe protokollet drejtuese. Mos kerkoni analiza qe duan dite per te pasur pergjigje, duke qene se mund te mos e keni ate kohe te mjaftueshme. Keto analiza duhet te kalohen ne nje moment te dyte pasi qe keni kaluar nje bateri analizash te dores se pare ose pasi qe pacienti te jete disi me i stabilizuar.

Ne fund mos harroni "Gabimi eshte njerezor". Kjo do te thote qe mund te ndodhe qe personi qe po merret me nje rast kritik te harroje ndonje element (natyrisht, pa qellim) duke qene se eshte nje situate stresuese dhe adrenalina eshte ne kulm. Eshte e rendesishme qe njehere qe ndodh nje gabim, te gjithe te mesojne prej atij gabimi dhe mundesisht te mos perseritet me. Ne disa raste do te jene keto gabime te pavetedijshme qe do te shtojne eksperiencen e atyre qe japin ndihmen e shpejte.