sabato 18 giugno 2011

Eshte i Sigurte Dhenia e nje Veshke?

Jetegjatesia e dhenesve te veshkave ishte e ngjashme me ate te grupit te kontrollit te shendetshem.

Te pasurit veshka nga kufomat nuk eshte shume e perhapur, keshtu qe dhenia e veshkave (sidomos nga nje i afert ose nje shok i ngushte) eshte duke u bere me e zakonshme. Kerkuesit perdoren regjistrin kombetar amerikan per te identifikuar me shume se 80.000 dhenes veshkash (nga viti 1994 deri ne 2009) dhe nje tjeter regjister kombetar per te indentifikuar nje numer te barabarte individesh qe sherbyen si grup kontrolli i shendetshem (te ngjashem per nga karakteristikat demografike dhe semundjet).

Numri i dhenesve te gjalle u rrit ne kohe, nga rreth 3000 deri ne 6000 ne vit gjate periudhes se studimit. Vdekshmeria brenda 90 diteve pas operacionit ishte 3.1 raste çdo 10.000 dhurues (krahasuar me nje vdekshmeri brenda 90 diteve te nje koleçistektomie laparoskopike qe shkon ne 18 raste cdo 10.000) dhe nuk ndryshonte ne kohe edhe pse mosha mesatare e dhuruesve u rrit. Vdekshmeria pas operacionit ishte rreth 3 here me e larte tek meshkujt se sa tek femrat dhe tek te zinjte krahasuar me te bardhet ose dhuruesit latin. Vdekshmeria ne periudhe te gjate (eng. Long-term mortality) ishte e ngjashme mes dhuruesve dhe grupi te kontrollit te shendetshem.

Komente (nga Thomas L. Schwenk, MD) : Kliniket mund te sigurojne pacientet qe jane duke konsideruar dhenien e veshkes se, pertej nje rreziku te ulet vdekshmerie pas operacioni, nuk vihet re nje vdekshmeri e madhe ne distance te gjate pas tij. Rreziqet e  larta te vdekshmerise pas operacionit ne disa nengrupe, edhe pse te vogla krahasuar me nderhyrje te tjera kirurgjikale, mund te kerkojne diskutime me te detajuara.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine , Mars 2010

Citime:
Segev DL et al. Perioperative mortality and long-term survival following live kidney donation. JAMA  2010 Mar 10; 303:959.

Artikulli i Plote [Link]  (Mund te jete i nevojshem regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)