mercoledì 5 gennaio 2011

A Eshte Kajeksalati i Dobishem per Hiperkaliemine dhe a Eshte i Sigurte?

Faktet e fundit hedhin dyshime mbi perdorimin e kajeksalatit (Kayexalate, sodium polystyrene sulfonate) me sorbitolin.


Kajeksalati (Sodium polystyrene sulfonate, SPS) eshte perdorur ne rruge orale ose rektale si terapi per hiperkaliemine qe nga 1958 - perpara se FDA (Food and Drugs Administration) te kerkonte qe prodhuesit e ilaçeve te provonin efikasitetin dhe sigurine, ne 1962. SPS eshte nje rezine me shkembim jonesh dhe mendohet se shkemben natriumin me kaliumin ne zorren e trashe. Duke qene se stipsi (veshtiresi me dale jasht si pasoje e jashtqitjeve te ngurta) eshte nje pasoje qe ndodh ne shumicen e pacienteve , SPS shpeshhere perzihet me sorbitol. Ne nje koment klinik, autoret analizojne literaturen mbi SPS dhe sorbitolin ne 50 vitet e fundit dhe nuk gjejne fakte per nje ulje domethenese te kaliumit ne pacientet me hiperkaliemi.  Fakti me i rendesishem per efikasitetin e SPS eshte nje ulje e kaliumit ne gjak me te pakten 0.4 miliEkuivalent/L ne 23 nga 30 pacientet me hiperkaliemi (Circulation 1952; 5: 747). Nje raport i koheve te fundit pershkruan nekroze te zorres se trashe ne pacientet e trajtuar me SPS te perzier me sorbitol (South Med J 2009; 102:493). Ne shtator 2009, FDA vendosi nje lajmerim mbi perdorimin e SPS me sorbitolin, edhe pse kjo terapi eshte akoma e perdorur.

Komente (nga F. Bruder Stapleton, MD) : Si nefrolog i cili ka perdorur SPS per dekada, e konsideroj kete analize alarmuese. Edhe pse jam i njohur qe efektet dobiprurese te SPS fillojne, ne me te miren e rasteve, ngadale dhe ne menyre graduale, nuk isha i njohur me rrezikun e demtimit te zorres qe ka SPS ne kombinim me sorbitolin. Fatmiresisht, ka masa me te shpejta dhe dobiprurese per uljen e kaliumit ne gjak ne pacientet me hiperkaliemi. Keto terapi perfshijne dektroze plus insuline ne rruge intravenoze, Beta2 agoniste ne rruge aerozolike dhe bikarbonat i natriumit. Ne baze te ketij komenti dhe analizes se literatures, une nuk e keshilloj pershkrimin e SPS me sorbitol si linje e pare terapie per hiperkaliemine.

Publikuar ne Journal Watch Pediatrics and Adolescent Medicine Qershor 2010

Citime:
Sterns RH et al. Ion-exchange resins for the treatment of hyperkalemia: Are they safe and effective? J Am Soc Nephrol  2010 May; 21:733.
Artikulli i Plote (Mund te kerkohet regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed (Gratis)


"Mora faturen e nderhyrjes time kirurgjikale. E kuptova pse ata mjeke vishnin maska"
(James H. Boren)