sabato 11 giugno 2011

Fibrilacioni Atrial dhe Amiodaroni

Fibrilacioni atrial shkakton nje rritje te rrezikut per stroke (humbje e menjehershem e vetedijes si pasoje e nje çarje ose bllokim i nje arterie qe çon gjak ne tru) dhe ul kualitetin e jetes se pacienteve. Edhe nese arrihet te rivendoset nje ritem sinuzal, shume paciente kane akoma rrezik per stroke dhe kane nevoje per mbrojtje te vazhdueshme me terapi antimpiksje. 
 
Pacientet me fibrilacion atrial zakonisht kane mungese te frymemarrjes, palpitime (ndjesi e rrahjes se zemres) dhe dhimbje ne gjoks. Nje tjeter simptome me pak e vene re eshte lodhja, nje simptome kjo qe tek moshat e vjetra ka nje diagnoze diferenciale mjaft te gjere.

Amiodaroni, ilaç antiaritmik i klases se trete qe shpeshhere perdoret ne rastet e fibrilacionit artial, mund te jape probleme me tiroiden (hipotiroidizem ose hipertiroidizem), me mushkerite (fibroze pulmonare) , veshkat, melçine, lekuren dhe sistemin nervor.

NEJM Shtator 2007