sabato 4 giugno 2011

Hartohet Gjenoma e Melanomes dhe Kancerit te Mushkerive

Totalisht jane gjetur 33.345 mutacione tek melanoma dhe 22.910 ne kancerin e mushkerive.


Te gjithe kanceret jane te shkaktuar nga mutacione ne ADN qe mund te fillohen nga faktore ambientale duke filluar qe nga tymi i duhanit, substancat e ndryshme deri tek rrezatimet ultravjollce qe mund te çojne ne nje rritje qelizore jashte kontrollit.

Tani, siç tregohet ne dy artikujt e publikuar online ne faqen e "Nature" , kerkues te Britain's Wellcome Trust Sanger Institute kane arritur te hartojne plotesisht keto demtime gjenetike ne tumoret e dy pacienteve te goditur nga kanceri i mushkerive (A small-cell lung cancer genome with complex signatures of tobacco exposure) dhe melanoma (A comprehensive catalogue of somatic mutations from a human cancer genome).

"Eshte nje moment themelor ne kerkimet mbi kancerin. Tani e tutje mund te mendojme kanceret ne nje menyre te ndryshme" tregon Mike Stratton, drejtor i projektit te hartimit te gjenomes se kancerit ne Institut.

"Sot per here te pare ne dy kancere, nje kancer te mushkerive dhe nje melanome, kemi arritur te japim nje liste te plote te anomalive ne ADN-n e secilit prej tyre. Tani shohim te gjitha forcat qe kane gjeneruar keto kancere dhe mund te shohim te gjithe gjenet qe jane pergjegjes per zhvillimin e tyre"

Kerkimi ka bere te mundur te fitohen informacione te reja mbi menyren se si organizmi kerkon te riparoje demtimet e shkaktuar nga tumori dhe te ndaloje perhapjen e semundjes.

"Tani kemi ne dispozicion kete katalog te plote te mutacioneve te secilit kancer, dhe mund te vezhgojme se si zhvillohet secili kancer, ne pergjigje te faktoreve ambientale dhe me cilin tip ekspozimi dhe kjo na ben te mundur te kuptojme se si zhvillohet kanceri ne pergjithsi"

Totalisht ne melanome jane gjetur 33.345 mutacione ndersa ne kancerin e mushkerive 22.910. Eshte e habitshme se cfare mund te shihet ne keto gjenoma", tha Peter Campbell, nje prej koordinatoreve te studimit.

Le Scienze Online Dhjetor 2009