sabato 19 febbraio 2011

Hepatiti C - Trasmetimi dhe Manifestimet

Hepatiti C zakonisht eshte i heshtur dhe nuk jep shenja. Zverdhja shfaqet vetem ne nje te treten te pacienteve me infeksion akut, dhe shumica e pacienteve me infeksion kronik kane pak manifestime klinike ose nuk kane deri ne momentin kur shfaqet çirroza. Ecuria e hepatitit C mund te jete e ndryshme; 20 deri ne 30% te pacienteve me infeksion kronik zhvillojne çirroze, zakonisht pas 2 ose 3 dekadash. Nje here qe çirroza perparon, karcinoma hepatoqelizore zhvillohet çdo vit ne 1-4% te pacienteve.


Trasmetimi i hepatitit C
Menyrat me te zakonshme te trasmetimit te hepatitit C jane sipas frekuences , injeksionet e drogave, transfuzionet e gjakut ( para se te behej i mundur screening per virusin ne gjak) dhe ne rruge seksuale. Pas zbulimit te virusit te hepatitit C ne 1989, dhe analizat per antitrupat kunder virusit ne 1992, rastet e reja te hepatitit C u ulen me me shume se 80%. Gjithsesi, si pasoje e rasteve te shumta te infektimit para zbulimit te virusit, rastet e vdekshmerise nga semundja kronike priten te dyfishohen ose trefishohen dekaden e ardhshme.

Manifestimet jasht melçise te hepatitit C
Manifestimet jasht melçise te hepatitit C shihen ne rreth 30% te pacienteve me hepatit C. Virusi mund te lidhet me linfocitet B; antitrupat qe formohen mund te shkaktojne vaskulit duke cuar ne glomerulonefrit membranoproliferativ dhe ne raste te rralla ne hemorragji pulmonare. Ne shume raste, vaskuliti ka lidhje me krioglobulinemine (eng. essential mixed cryoglobulinemia) me depozitim te komplekseve ne muret e eneve te gjakut.

Krioglobulinat jane imunoglobulina qe precipitojne ne temperatura te uleta dhe kane lidhje me infeksione kronike (sidomos hepatit C dhe infeksion HIV), semundje autoimune dhe kancere te gjakut. Pacienti duhet te jete agjerueshem ne momentin e marrjes se gjakut per analize duke qene se dhjamrat nderhyjne ne test. Duhet te behet kujdes me marrjen e materialit per te shmangur rezultate te gabuara. Materiali duhet te vendoset ne nje tub qe nuk eshte trajtuar me ilaçe antimpiksje dhe duhet te transportohet dhe centrifugohet ne 37 grade. Materiali duhet te mbahet per me teper se 72 ore ne temperaturen 4 grade per te lejuar precipitimin e krioglobulinave.

NEJM Dhjetor 2006