domenica 19 giugno 2011

Hernia Diskale

HYRJE
Vertebrat (kockat e shtylles kurrizore) ndahen njera nga tjetra nga disa struktura te quajtura disqe. Keto disqe jane te rrumbullaket dhe te sheshte dhe te perbere nga dy pjese: anulus (zona e jashtme ose unaza) dhe berthama (pjesa e brendshme e perbere nga nje strukture xhelatinoze). Kur keto disqe jane te shendetshem, ato veprojne duke thithur goditjet ne shtyllen kurrizore dhe jane themelore per te mbajtur perthyerjen e shtylles kurrizore. Presionet e perditshme bejne qe siperfaqja e jashtme te hapet anash. Kur keto disqe demtohen nga nje nderhyrje, grisje ose semundje, mund te shperndahen ose te thyhen (hapet berthama). Kur nje disk hapet ne menyre anormale ose thyhet, kemi ate qe quhet hernia diskale.
Herniat diskale mund te ndodhin ne cilendo pike te shtylles kurrizore por kryesisht godasin pjesen lombare (pjesa e ulet e shtylles). Materiali i diskut mund te ushtroje presion mbi rrenjet e nervave duke shkaktuar dhimbje, ulje te ndjeshmerise, ose dobesim te zonave qe inervojne ato.


SHKAQET
- Proces natyral (me kalimin e moshes ulet sasia e lengut dhe proteinave ne keto disqe.
- Gjenetike (tek disa persona jane te predispozuar per te pasur nje shkaterrim me te shpejte te materialit te disqeve)
- Mbipesha (pesha e tepert shton peshen mbi shtyllen kurrizore)
- Mungesa e ushtrimeve (con ne nje mundese te forces se muskujve dhe si pasoje ulje te mbeshtetjes muskulare per shpinen kurrizore)
- Puna (periudha te gjata ulur, ngritja  ose terheqja e peshave te renda, perthyerje te shpeshta, ushtrime te renda fizike, levizje te perseritshme ose ekspozimi ndaj vibracioneve konstante)
- Duhani (shkakton mungese te te ushqyerit me gjak dhe me ushqime te nevojshme per riparimin e disqeve)
- Histori demtimi te shylles kurrizore, ernia diskale te meparshme ose nderhyrje kirurgjikale te meparshme

KONSULTONI MJEKUN TUAJ NESE...
- Nje demtim i shkalles se mesme shkakton ulje te ndjeshmerise ose dobesi te njeres ose te dyja kembeve
- Keni dhimbje te kembeve ne rastet kur teshtini ose kolliteni
- Dhimbja e kembeve shoqerohet me dobesi ose ulje te ndjeshmerise
- Dhimbja e kurrizit zgjat ose shtohet ne pak jave.
- Dhimbja e kurrizit shoqerohet dhe dhimbje gjate urinimit
- Keni dhimbje te muskujve te kurrizit dhe spazma muskulare
- Keni humbje te kontrollit te urinimit

DIAGNOZA DHE MUNDESITE E TRAJTIMIT
Diagnoza bazohet ne nje histori mjekesore e plote bashke me nje analize fizike te plote te kryer nga mjeku juaj. Analizat qe perfshijne imazheri te shtylles kurrizore mund te jene te nevojshme. Trajtimi mund te perfshije ilaçe orale, injeksione ose terapi fizike. Shumica e dhimbjeve te kurrizit dhe kembeve do te zhduken pas ketyre masave te thjeshta. Per disa persona qe kane dhimbje kronike mund te jete e nevojshme nderhyrje kirurgjikale.

Referenca: JAMA Nentor 2006

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi hernian diskale.]