sabato 18 giugno 2011

Hidhet ne Tregun Amerikan Aztreonam-Lizina , Antibiotik per Rruge Aerozolike

Nje antibiotik i vjeter, Aztreonam, i perdorur ne rruge endovenoze, tani eshte paraqitur ne formulimin "Aztreonam-Lizine" per rruge aerozolike, duke qene se ka treguar dobi ne trajtimin e infeksionit kronik respirator nga Pseudomonas Aeruginosa.
Kete gje e kane treguar disa lloj studimesh: Sinjalizimet e para per eksperimentimin e tij me trial te fazes 1 jane bere ne periudhen 2006-2007; nje studim i fazes 2 perfundoi ne muajt e pare te 2008, nje i fazes 3 ne gushtin e vitit 2009 [1]. Rezultatet kane qene te mire: ne krahasim me grupin e trajtuar me placebo, Aztreonam i dhene me aerozol dy deri ne tre here ne dite per rreth nje muaj ulte simptomat e frymemarrjes, permiresonte FEV1 (Forced Expiration Volume in 1 sec) dhe ulte sasine e Pseudomonas ne sekrecione.  Si pasoje e ketyre te dhenave pozitive, dukej se FDA (Food and Drug Administration) do te jepte lejen per tregtimin e ilacit qe ne 2008. Gjithsesi, per arsye te panjohura, FDA i vendosi bllokim Gilead-it, shtepise prodhuese te Aztreonam-Lizines, formulimi i pershtatshem per dhenien ne rruge aerozolike, dhe sugjeroi nevojen e nje studimi te metejshem. Dhe keshtu ndodhi : nje studim i ri i nisur dhe mbaruar ne vitin 2009, me nje strukture te ngjashme me paraardhesit (krahasim mes dy grupeve, njeri i trajtuar me ilaç dhe tjetri me placebo) dhe serish rezultatet ishin te favorshme per grupin e trajtuar.

Per kete arsye FDA dha autorizimin e tregtimit te ilaçit (lajmi i dhene ne rrjet me date 24 shkurt 2010): produkti do quhet Cayston [3] dhe me shume mundesi do te jete ne farmacite amerikane ne fillimet e marsit. Gilead keshillon te perdoret aerozoli me nje dispozitiv nebulizues specifik per ilaçin (Altera, produkt i PARI Pharma GmbH). Ky dispozitiv perdor teknologjine e aparaturave per aerozol te quajtur "eFlow", teknologji qe mundeson qe cdo doze antibiotiku te jepet ne kohe shume te shkurter (ne me pak se 3 minuta). Nuk kemi dijeni se cilat do te jene fazat qe ilaçi duhet te ndjeke per tu tregtuar edhe ne Europe dhe Itali. Te shpresojme qe do te jene te shkurtra: Aztreonam-Lizina mund te futet ne listen e antibiotikeve te ndryshem qe i semuri me fibrozi cistike (mukovizhidoze)  me infeksion kronik mund te perdore ne rruge aerozolike, ose ne cikle me te tjere antibiotike ose ne vend te tyre kur shihet qe nuk paraqesin dobi.

Bibliografia
[1] "Progressi di ricerca: "Uno studio di fase III con aztreonam -lisina per aerosol", 15/10/2008  (www.fibrosicisticaricerca.it)
[2] FDA Approves Inhaled Aztreonam for Cystic Fibrosis. Medscape February 2010 [Link]
[3] Informazione mbi Cayston [Link]