sabato 11 giugno 2011

Hiperglicemia ne Kushtet Spitalore

Nivelet e glukozes ne pacientet e shtruar
Rezistenca ndaj insulines dhe aftesia e sekrecionit te insulines ne pacientet e shtruar ndikohet nga shume faktore duke perfshire ketu grada e semundjes dhe ilacet e pershkruajtur (ne vecanti, glukokortikoidet dhe diuretiket). Faktore te tjere te rendesishem qe mund te ndihmojne ne vendosjen e nje hiperglicemie jane mosmarrja e insulines, ushqimi i tepert dhe nje infeksion i ri.
Po ashtu, dieta e nje pacienti te shtruar, shpeshhere nuk mund te parashikohet dhe testet e procedurat e ndryshme shpeshhere nderpresin vaktet e ushqimit dhe oraret e dhenies se ilaceve, duke bere edhe me te veshtire menaxhimin e niveleve te glukozes. Kerkohet nje monitorin i afert i regjimit te insulines, me ndryshime te shpeshta te regjimit te insulines (gati cdo dite ose cdo dy dite) per nje kontroll te plote. Per te matur nivelet e glicemise ne menyre optimale duhet te kryhen matje para vaktit te ngrenies dhe ne momentin e fjetjes.

Insulina intravenoze ne kushtet spitalore
Ka nje mendim te njejte qe insulina duhet te jepet intravenoze ne nje njesi te terapise intensive dhe se regjimet e tjera te insulines duhet te jene sa me te aferta me ato fiziologjike, sidomos ne pacientet me diabet te tipit 1.  Ne te gjithe pacientet, infuzione insuline intravenoze duhet te merren parasysh per nivele hiperglicemie te theksuar (nivele te glukozes te vlerave nga 300 deri ne 400 mg per deciliter ose me teper) qe zgjasin per me teper se 24 ore qe nuk kontrollohet me rritjen e dozave te insulines nenkutane.

Kur nje pacient shtrohet ne spitali dhe i gjehet nje nivel i larte i glukozes, duhet ti kryhet nje analize e hemoglobines se glikuar e cila eshte nje mates i mire i kontrollit te glicemise ne rreth 3 muajt e fundit. Matja e saj do te ndihmonte edhe ne menyren se si duhet kontrolluar glicemia ne kushtet spitalore. Ne pacientet me hiperglicemi per te cilen nuk eshte bere diagnoza e diabetit, nje nivel i larte i hemoglobines se glikuar, sidomos mbi 7%, sugjeron pranine e diabetit.