domenica 12 giugno 2011

Hipertiroidizmi ne Pacientet e Shtruar

Hipertiroizmi eshte nje gjendje klinike e karakterizuar nga hiperfunksionim i gjendrres se tiroides qe çon ne nje prodhim te tepert te hormoneve te tiroides, tiroksines dhe trijodotironines (T4 dhe T3) dhe nje rritje te niveleve te tyre ne gjak. Shqiperia eshte nje vend me mungese te jodit dhe kjo con ne nje rritje te problemeve te tiroides.
Ky studim retrospektiv vlereson aspekte klinike te pacienteve me tirotoksikoze per te ndihmuar ne kuptimin e problemeve diagnostikuese dhe terapeutike te ketyre pacienteve.


1071 paciente u shtruan ne Departamentin e Endokrinologjise dhe Diabetit ne Spitalin "Nene Tereza" , Tirane ne periudhen Janar 2002 - Dhjetor 2002. Nga keta, 837 paciente (78.2%) ishin diabetike dhe 66 (6.2%) kishin hipertiroidizem. Diagnoza e hipertiroidizmit bazohej mbi simptoma, nivelet e T3, T4 dhe TSH ne gjak (matur me metoden ELISA), gjetjet shintigrafike dhe ekografike. Diagnoza e semundjes se Grejvit kryhej bazuar ne elementet e siperpermendur pa kryer analiza gjenetike ose imunologjike.

Shumica e pacienteve me hipertiroidizem ishin femra (55 paciente, 83,3%). Nuk shihej ndonje ndryshim ne moshen e pacienteve meshkuj krahasuar me ato moshen e pacienteve femra ne momentin e diagnostikimit.

39 paciente (59.1%) kishin strume multinodulare toksike, 18 paciente (27.3%) kishin semundjen e Grejvit, 7 paciente (10.6%) kishin adenome, 1 pacient (1,5%) kishte tiroidit dhe 1 pacient (1.5%) kishte tirotoksikoze nga iodi.
83.9% e pacienteve ishin nga qytetet dhe 16.1% ishin nga fshatrat.

46/64 paciente moren terapi me propiltiouracil ndersa 18/64 paciente ishin ne terapi me Metimazol. Te gjithe pacientet me terapi antitiroide, ju dhane beta bllokues, propanolol hidroklorid ne 2/3 e rasteve dhe atenolol ne 1/3 e rasteve.
Vetem 27 nga 66 (41%) paciente u trajtuan rregullisht nga endokrinologet ndersa 39 pacientet e tjere (59%) nuk u ndoqen rregullisht dhe kishte raste qe ndalonin trajtimin ne menyre autonome.

Komente: Ky studim tregon qe pacientet me diabet jane pacientet qe shtrohen me shpesh ne Departamentin e Endokrinologjise dhe se rastet e hipertiroidizmit paraqesin nje pjese relativisht te vogel. Femrat paraqiten me te interesuarat nga hipertiroidizmi ndersa mosha e diagnostikimit nuk paraqet ndryshime mes femrave dhe meshkujve. Tek pacientet me hipertiroidizem, struma multinodulare toksike ishte forma me e shpeshte.

Nje detaj tjeter i rendesishem qe del nga ky studim eshte grada e ndjekjes se terapise. Rreth 60% e pacienteve nuk e ndjekin terapine per gjatesine e duhur, gje kjo qe varet nga niveli i kultures se pacienteve dhe raporti pacient- endokrinolog. Kjo eshte nje pike mjaft e rendesishme mbi te cilen duhet te behen perparime.

Efektet anesore te trajtimit me ilaçe antitiroide paraqiten te ndryshme krahasuar me vendet e tjera, gje qe autori e konsideron pasoje e mungeses se jodit dhe ndoshta e gjendjes ushqimore. Shifrat e verteta te efekteve anesore mund te ishin te ndryshme nese te gjithe pacientet do te kishin ndjekur terapine ne menyren e duhur.

Citime:

F. Agaçi. Clinical aspects of hyperthyroidism in hospitalized patients in Albania. Hormones 2004; 3 (1) : 53-58 [Artikulli i Plote ne PDF]